Flash

Video/ Manchester United rikuperon dy gola për një pikë: ten Hag bllokohet nga Leeds e mbetet pas City

Lapsi.al 8 February 2023
Video/ Manchester United rikuperon dy gola për një pikë: ten Hag

Vërshimi i Manchester United drejt vendit të dytë në Premier League, ndalet nga një Leeds kurajoz, që në Old Trafford barazon 2-2. E megjithatë dominimin në zotërimin e topit dhe rastet, miqtë duhet të jenë ata të pakënaqurit, për mënyrën si shkoi loja. Në avantazh të dy golave në pjesën e parë, skuadra e Skubala lejon të arrihet në 45 minutat e dyta. Golat e Rashford e Sancho i dhanë një pikë ten Hag, që dështoi të kalonte City. Red Devils tani rrezikojnë edhe arritjen nga Neëcastle dhe afrimin e Tottenham.

Dramatike pjesa e parë e të besuarve të Ten Hag, që gabuar krejtësisht impaktin me ndeshjen. Gnonto shënoi që në minutën e parë, duke tronditur keq besimin e Red Devils, që u detyruan të luanin një ndeshje në ngjitje. Dominimi në zotërimin e topit 65% ndaj 35% të kundërshtarit nuk shërbeu për shumë. United kishte kundër duelet e fituara 49.6% kundër 50.4%, duke vuajtur fizicitetin e Leeds.

Në pjesën e dytë gjërat u bënë më të vështira me autogolin e Varane 3 minuta pas rifillimit. Vetëm atëherë United u zgjua, duke e kuptuar se ndeshja kishte nevojë për shkundje. Ten Hag mendoi ta jepte me zëvendësime: Sancho e Pellistri në minutën e 59 në fushë dhe muzika ndryshoi. Në minutën e 62 Rashford ngushtoi diferencën në një asist të Dalot, ndërsa Sancho kompletoi rikthimin në minutën e 70. Pavarësisht tentativave për ta fituar ndeshjen, United u përplas me mbrojtjen e ngjeshur të Leeds, që arriti të dalë nga Teatri i Ëndërrave me një pikë. United ngjitet në kuotën e 43 pikëve, dy pas City që ka një ndeshje më pak. Ndërsa Leeds është i 16 me 19 pikë, një mbi zonën e rënies.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI