Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Zbulohet e vërteta rreth romancës së DiCaprio me modelen 19-vjeçare

Lapsi.al 8 February 2023
Zbulohet e vërteta rreth romancës së DiCaprio me modelen

Leonardo DiCaprio nuk është në lidhje me modelen 19-vjeçare Eden Polani, u shpreh një burim për PEOPLE.

Fituesi i Oskarit ndezi thashethemet për lidhje pasi mori pjesë në festën e publikimit të albumit të modeles Riley Montana (e njohur edhe si Ebony Riley) muajin e kaluar dhe u pa i ulur pranë Polanit. "Leo dhe Eden u ulën pranë njëri-tjetrit në festë dhe ishin në të njëjtin grup. Vetëm sepse Leo mund të jetë duke folur ose ulur me një vajzë nuk do të thotë ai po takohet me të", u shpreh burimi.

Babai i saj, aktori Lorenzo Lamas, foli për New York Post menjëherë pas daljes publike dhe tha se gjërat mes dyshes nuk ishin serioze. Ai tha: "Ajo është e dashur, padyshim. Por ata nuk janë duke u takuar dhe ajo nuk e dëshiron atë sepse kjo do të ishte shumë keq."

Pas ndarjes me të dashurën e tij prej katër vitesh modelen Camila Morrone, DiCaprio po kalonte kohë me modelen 27-vjeçare Gigi Hadid. Dyshja u fotografuan për herë të parë së bashku në një festë të Javës së Modës në Nju Jork në Casa Cipriani në shtator, me një burim filmi që i tha PEOPLE në atë kohë se ata e "pëlqejnë njëri-tjetrin dhe po kalojnë mirë". "Ajo është lloji i gruas që ai zakonisht e tërheq."/Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2023/02/08/leonardo-dicaprio-kritikohet-per-romancen-me-modelen-19-vjecare/

Të këshilluara

Meghan Markle paditet për shpifje

Gjysmëmotra e Meghan Markle, Samantha Markle, ka ngritur një padi për shpifje kundër ish-aktores së Suits. Sipas dokumenteve të gjykatës, të marra nga ET, Sa...

11:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI