Flash

Albin Kurti ka një pyetje: 11 komuna të minoriteteve në Serbi, pse nuk formoni Asociacion?

Lapsi.al 9 February 2023
Albin Kurti ka një pyetje: 11 komuna të minoriteteve në Serbi,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdon të jetë kundër asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Në postimin e bërë në rrjetet e tij sociale, Kurti ka nxjerrë me listë të gjithë drejtuesit e 11 komunave në Serbi që i përkasin minoriteteve të ndryshe, për të cilat ngre pyetjen nëse do të mund të formonin asociacione një-etnike.

"Asociacionet e komunave mbi baza etnike në Serbi? Minoritete në Serbi zyrtarisht llogariten 21 sosh: kroatët, bunjevcët, bullgarët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, romët, rumunët, rusinët, sllovakët, ukrainsët, lidhja hebreje, ashkalinjët, vllehët, grekët, egjiptianët, gjermanët, sllovenët, çekët, maqedonët, malazezët. 11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb. Asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?,"-shkruan Albin Kurti.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI