Flash

Arsyeja/ Pse qëndron fotoja e Rugovës në hollin e Parlamentit Europian

Lapsi.al 9 February 2023
Arsyeja/ Pse qëndron fotoja e Rugovës në hollin e Parlamentit

Në pritjen e bërë nga kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola me rastin e vizitës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy ra në sy një detaj i veçantë. Në një nga fotot u pa në sfond edhe fotoja e ish-Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova në hollin e këtij institucioni.

Për shumë nga komentuesit në rrjetet sociale kishte habi për këtë foto të Rugovës. Profesori Blerim Latifi shpjegon se në atë mur janë të vendosura fotot e laureatëve të Çmimit “Saharov”.

Ky çmimi jepet për lirinë e mendimit dhe është pagëzuar me emrin e disidentit dhe shkencëtarit nga ish-Bashkimi Sovjetik Andrej Saharov në dhjetor 1988 nga Parlamenti Evropian për të nderuar individët apo organizatat që i kanë kushtuar jetën e tyre mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

Çmimi Saharov jepet çdo vit rreth datës 10 dhjetor, ditë në të cilën Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut në vitin 1948, që është e njohur edhe si Dita e të Drejtave të Njeriut.

Latifi thotë se të njëjtin nderim, përveç Rugovës e ka fituar edhe një shqiptar tjetër i cili është Adem Demaçi.

“Të gjithë laureatët e Çmimit “Saharov”, të cilin e jep Parlamenti Europian, i kanë fotografitë e vendosura në një hapësirë që i dedikohet pikërisht këtij çmimi. Teksa në këtë pamje të çastit fotografia e Rugovës qëndron prapa Zelenskit dhe kryetarës së Parlamentit Europian, në murin përballë tyre qëndron fotografia e një shqiptari tjetër të madh, i cili e ka marrë këtë çmim shtatë vjet para Rugovës. Fotografia e Adem Demaçit” - shkroi Latifi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Dalin PAMJET/ Aksident me vdekje në Tiranë

Aksident me pasojë vdekjen e një 69-vjeçari në rrugën "Tre Dëshmorët", në zonën e Yzberishtit. Viktimë e aksidentit ka mbetur A.Z, i cili ka qenë duke kaluar...

19:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI