Flash

Berisha: Taulant Balla u nxirrte viza prostitutave moldave, e përdorte Nano!

Lapsi.al 9 February 2023
Berisha: Taulant Balla u nxirrte viza prostitutave moldave, e përdorte

Pak ditë para protestës së 11 Shkurtit, Sali Berisha ka ashpërsuar gjuhën ndaj rivalëve politikë. Në një takim me demokratët e Tiranës, Berisha foli për Taulant Ballën, për të cilin tha se karrierën e tij e ka nisur si trafikant prostitutash.

“Taulant Balla e ka nisur jetën e tij si trafikant femrash. E ka kap ambasadori në Rumani, diplomati ynë duke nxjerrë viza për prostitutet moldave. I dërgoi shkresat Fatos Nanos. Fatos Nano e përdori sipas qejfit të vet. E kuptoni vetë ju!” tha Berisha.

Kreu i PD shigjetoi edhe Lulzim Bashën në takimin që pati me demokratët.

“Edi Rama ja doli të përdorë një njeri si ai dhe cili është rezultati thoni ju, rezultati është ish-kryetari peng i Edi Ramës. Tani besoj se ska njeri dyshime më. Dhe sot që ka dalë ky skandal nuk guxon të thotë një fjalë, sepse është peng. Sot nuk ndjen asnjë përgjegjësi para jush, para 620 mijë shqiptarëve që votuan, nuk ka sepse ka shitur lëkurën e tij” tha Berisha.

Të këshilluara

Dalin PAMJET/ Aksident me vdekje në Tiranë

Aksident me pasojë vdekjen e një 69-vjeçari në rrugën "Tre Dëshmorët", në zonën e Yzberishtit. Viktimë e aksidentit ka mbetur A.Z, i cili ka qenë duke kaluar...

19:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI