Flash

FIFA zbulon, janari rekord transferimesh në botë: 4.728 lojtare e lojtarë, për 1,57 miliardë dollarë

Lapsi.al 9 February 2023
FIFA zbulon, janari rekord transferimesh në botë: 4.728 lojtare e

Rekord transferimesh ndërkombëtare (4728) në futbollin e meshkujve dhe femrave. Kjo është ajo që del nga International Transfer Snapshot (Janar 2023) e publikuar nga FIFA. Të dhënat identifikojnë nivele të reja historike, me shpenzimet totale të klubeve në 1.57 miliardë dollarë. Sipas raportit, 4,387 transferime ndërkombëtare u kryen vetëm për futbollin e meshkujve gjatë dritares së janarit 2023. Kjo përfaqëson nivelin më të lartë të të gjitha kohërave që nga nisja e Transfer Matching System në 2010. Shpenzimet totale nga klubet për tarifat e transfertave janë gjithashtu një rekord i ri. 1.57 miliardë dollarë u shpenzuan në janar, rreth 230 milionë dollarë më shumë se rekordi i mëparshëm në janar 2018.

Veçanërisht, numri i transfertave në futbollin e meshkujve u rrit me 14.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 (3,834). Vlera totale e tarifave të transfertave u rrit me 49.4%, krahasuar me shumën e shpenzuar në janar 2022 (1.05 miliardë dollarë). Klubet angleze kryesojnë renditjen për shpenzimet e transfertave ndërkombëtare në janar 2023. Një shpenzim total prej 898.6 milionë dollarë i tyre, që përfaqëson 57.3% të totalit të shpenzimeve të janarit globalisht. Pas tyre është Franca me 131.9 milionë dollarë.

Lexo më tej: Premier 922 milionë euro në janar: vetëm Chelsea shpenzoi më shumë se Bundesliga, Liga, Serie A e Ligue 1 bashkë

REKORD EDHE NË FUTBOLLIN E FEMRAVE

Në futbollin e femrave, numri i përgjithshëm i transfertave ndërkombëtare arriti gjithashtu një rekord të ri të të gjitha kohërave. 341 transferime, një rritje prej 30.2% krahasuar me janarin 2022. Tarifat e transfertave në futbollin e femrave vendosën gjithashtu një rekord të ri. 774,300 dollarë të shpenzuara në dritaren e fundit. Lista e transferimeve kryesohej nga Kolumbia me 35. Ndërsa Suedia dhe Shtetet e Bashkuara kryesuan për transferime jashtë, secila me 26.

Ky është viti i tretë me radhë që FIFA publikon një panoramë të tillë menjëherë pas përfundimit të afatit kalimtar ndërkombëtar të janarit. Një përmbledhje e transfertave globale, që përfshijnë lojtarë si meshkuj ashtu edhe femra.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI