Flash

Frazat fyese kundër PSG i kushtojnë shumë Evra, dënohet për homofobi: “Nxiti urrejtje e dhunë”

Lapsi.al 9 February 2023
Frazat fyese kundër PSG i kushtojnë shumë Evra, dënohet
Patrice Evra u dënua pas disa frazave të artikuluara në një video në rrjetet sociale në vitin 2019. Video pasoi fitoren e Manchester United në Parc des Princes kundër PSG-së. Dënimi për ish-mbrojtësin e Juventus dhe Man United erdhi pas katër vitesh. Komenti i tij pas asaj ndeshje të Ligës së Kampionëve u konsiderua “nxitje urrejtje dhe dhunë ndaj një grupi njerëzish për shkak të orientimit të tyre seksual”, siç thuhet në aktakuzë. Lojtari francez u ekzaltua pasi United u kualifikua në shtesë me një penallti të Rashford, që e coi rezultatin në 3-1. Në video, Evra u gëzua për humbjen e PSG-së, duke ekzagjeruar në mënyrat e tij. Videoja ishte publikuar pa dijeninë e tij, siç tha në deklaratat e tij mbrojtësi i krahut. Por kjo nuk e ul seriozitetin e përmbajtjes, me francezin që kënaqej me referenca homofobike: “Paris, jeni ped*rastë, jeni ped*rastë… Këtu jan burrat që flasin… Le të vendosim ekipin D, as ekipin C. Të vegjlit që luanin, ju pastruan këpucët”.

AKUZAT E KOMUNITETIT LGBT

E regjistruar në Snapchat, video supozohej të mbetej private, por u regjistrua dhe u postua. Së shpejti erdhën ankesat nga shoqata të ndryshme si Mousse dhe Stop Homofobia. E gjitha bazuar në "fyerjet publike ndaj një grupi njerëzish për shkak të orientimit të tyre seksual". Fillimisht, gjyqtari hetues e kishte cilësuar veprën si “fyerje jo publike” pasi videoja ishte shfaqur në ambient privat. Por tani ka mbërritur dënimi, pasi, siç u komunikua nga avokati i shoqatave, "deklaratat homofobike të një personaliteti si Patrice Evra nxisin urrejtjen dhe dhunën ndaj personave LGBT. Veçanërisht në vendet ku homoseksualiteti dënohet penalisht, si në Senegal, vend prej nga vjen Patrice Evra”. Nuk shërbeu për asgjë mbrojtja e skuadrës së ish-mbrojtësit. Teza ishte bazuar në faktin se Evra donte të sulmonte PSG-në, jo komunitetin homoseksual. Kështu, ish-futbollisti, aktualisht komentues në televizione të ndryshme, u dënua me 1000 euro gjobë për shprehje homofobike. Plus 1500 euro dëmshpërblim për palët civile. Si dhe një pagesë të mëtejshme prej 1000 euro për çdo shoqatë për të mbuluar shpenzimet ligjore.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI