Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Gazetari italian Ziliani i vërsulet Juventus: “Falsifikoi kampionatet, shtypi e mbron. Rrezikon Europën e asnjë s'flet”

Lapsi.al 9 February 2023
Gazetari italian Ziliani i vërsulet Juventus: “Falsifikoi
Juventusi u penalizua me 15 pikë në klasifikimin për çështjen e fitimeve kapitale. Klubi aktualisht është protagonist edhe në kuadër të hetimit Prisma. Nga ana e tij, klubi i Juventus do të paraqesë një apel në Kolegjin e Garancisë Coni në përpjekje për të rrëzuar dënimin e dhënë nga Gjykata Federale. Përvec pikëve janë dënuar edhe ish-drejtuesit, përfshirë edhe ish-presidentin Andrea Agnelli. Në këtë situatë, vjen edhe sulmi i ashpër i gazetarit Paolo Ziliani ndaj Juventus dhe jo vetëm. Ditën e sotme në Twitter, Ziliani ka sulmuar ashpër bardhezinjtë: “Juventusi ka kryer parregullesi të turpshme, siç dëshmohet nga provat në duart e prokurorëve”. Më pas një sulm, jo shumë i mbuluar, ndaj shtypit italian: “Mbron klubin që falsifikoi kampionatet. Jo drejtësi, e pa ndëshkuar”.

POSTIMI I PARË

Janë 14,000 faqe që tregojnë prova të veprave të rënda, të përsëritura, të turpshme të kryera nga #Juventus. Ata tashmë i presin gjyqe të ndryshme. Po shtypi italian çfarë bën? Zbret në fushë në mbrojtje të klubit që falsifikoi kampionatet.

POSTIMI I DYTË

Në një tjetër postim në Twitter, gazetari foli edhe për cështjen Europë: “Nëse Kolegji i Garancisë Coni refuzon apelimin, UEFA do të përjashtojë Juventus nga kupat, për antisportivitet, për një vit, në pritje të gjykimeve të tjera. Ata kanë frikë ta thonë, por ky është thelbi”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI