Flash

Nga një muaj, janë bërë 5 me Maignan të dëmtuar: portieri u tradhëtua nga 'Magjistari i muskujve'

Lapsi.al 9 February 2023
Nga një muaj, janë bërë 5 me Maignan të dëmtuar:

Ndeshjen e fundit me fanellën e Milan e luajti më 18 shtatorin e kaluar kundër Napolit. Pastaj erdhi dëmtimi me fanellën e Francës, me një ndalesë të pritshme jo më shumë se rreth një muaj. E megjithatë, tani janë bërë pesë muaj, e Maignan ende nuk është kthyer në portë. Për më tepër që data e kthimit vazhdon të shtyhet. Por çfarë ndodhi me Mike Maignan? Diçka duket se shkoi keq gjatë procesit të rikuperimit. E sipas Corriere della Sera, faji nuk është i stafit mjekësor të Milan e as i kombëtares franceze. Por i të ashtuquajturit magjistari i muskujve.

Sipas asaj që shkruan gazeta gjeneraliste ka një prapaskenë tjetër. Për të përshpejtuar rikuperimin e tij për Kupën e Botës në Katar, Maignan i besoi një fizioterapeuti francez. Një ekspert i supozuar, i njohur si 'Magjistari i muskujve', që ka kompromentuar procesin e rikuperimit. Portieri i Milan u ndal përsëri më 18 tetor, për shkak të një dëmtimi në shputën e të njëjtës pulpë.

Lexo më tej: Askush nuk beson te Tatarusanu, lajme të këqija për Milan nga Maignan: rikthimi në fushë në mesin e marsit

I tha lamtumirë Botërorit, por rikthimi dukej i sigurtë pas pushimit të kampionatit. Megjithatë, probleme të reja erdhën në Dubai. Jo një tjetër dëmtim, por një përgjigje e pamjaftueshme ndaj ngarkesave fizike. Ato ngadalësuan gjithçka dhe tani data e rikthimit të mundshëm po shtyhet sërish. Tashmë objektivi është 8 marsi, dita e ndeshjes së kthimit ndaj Tottenham. Por ndërkohë vazhdon ‘misteri Maignan’. A është vërtetë faji i atij që thirret 'Magjistari i muskujve'?

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI