Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

O Globo zbulon trajnerin e ri të Brazilit: Ancelotti largohet nga Madrid në qershor për pankinën e Seleçao

Lapsi.al 9 February 2023
O Globo zbulon trajnerin e ri të Brazilit: Ancelotti largohet nga Madrid

Sipas raportimeve të O Globo, Brazili kërkon me çdo kusht t'ia besojë pankinën e kombëtares së tij teknikut Carlo Ancelotti. Ai është favoriti i madh për të drejtuar Seleçao pas lamtumirës së Tite. Aventura e brazilianit nuk përfundoi mirë pas kampionatit botëror në Katar. CBF, federata braziliane, është e gatshme të presë deri në qershor, kur të përfundojë sezoni aktual për Real Madrid. Megjithatë, ata duhet të bindin italianin të përfundojë kontratën me Florentino Perez një sezon më herët.

Trajneri i U-21 Ramon Menezes mund të ulet në pankinë për ndeshjet e ardhshme në mars. Sipas O Globo, një takim mes Ednaldo Rodrigues, president i CBF dhe Florentino Perez është planifikuar për këtë muaj. Interesimi i federatës braziliane të futbollit për teknikun Ancelotti lidhet edhe me marrëdhëniet e mira me disa protagonistë të futbollit brazilian që ai drejton te Reali, si Rodrygo, Vinicius dhe Eder Militao.

Lexo më tej: Scolari kundër Luis Enrique për pankinën e Brazilit: “Nuk ka fituar asgjë, ndërsa Mourinho gjithçka”

Pas largimit te Tite, shumë emra u përfolën për pankinën e 5 herë kampionëve të botës. Më i kuotuari fillimisht ishte Guardiola, që mund të kthehet në lojë vetëm në rast të largimi nga Manchester City. Pastaj, Luis Enrique e Jose Mourinho u përfolën për të marrë pankinën prestigjoze. Kundër spanjollit dolën shumë figura të rëndësishme të futbollit brazilian, si Felipe Scolari. Por tani duket se Ancelotti është favoriti numër një.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI