Flash

ONE Albania solidarizohet me të prekurit nga tërmeti në Turqi, Siri dhe Liban: komunikim dhe roaming falas

Lapsi.al 9 February 2023
ONE Albania solidarizohet me të prekurit nga tërmeti në Turqi,

Kompania më e madhe e telekomunikacionit në Shqipëri, ka njoftuar solidarizimin e saj me situatën e vështirë që po kalon Turqia, Siria dhe Libani, pas tërmeteve shkatërrues. Në deklaratën e tyre për mediat, përfaqësuesit e kompanisë lajmëruan se, duke ndjekur me shqetësim situatën e jashtëzakonshme në Turqi, Siri dhe Liban, ONE Albania është pranë të prekurve nga tërmeti tragjjk dhe ofron shërbim roaming falas për të gjithë abonentët e saj që ndodhen në Turqi, Siri dhe Liban, për të mbajtur kontakte me të afërmit dhe miqtë kudo.

Duke nisur nga data 7 shkurt, të gjithë abonentët me parapagesë kanë shërbim roaming falas për 10 ditë dhe abonentët me kontratë për 14 ditë. Për 10 ditët në vazhdim kompania do të dhurojë 20 lekë nga çdo paketë me parapagesë, të blerë nga abonentët ONE Albania. Në këtë mënyrë edhe vetë abonentët do të jenë pjesë e këtij solidariteti simbolik.

Kompania shpreh ngushëllime të sinqerta për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi!

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI