Flash

Parashikoi tërmetin e Turqisë, gjeologu holandez paralajmëron sërish

Lapsi.al 9 February 2023
Parashikoi tërmetin e Turqisë, gjeologu holandez paralajmëron

Gjeologu holandez  Frank Hoogerbeets, i cili parashikoi me përpikmëri tërmetin që goditi juglindjen e Turqisë dhe veriun e Siri ka paralajmëruar për një tjetër tronditje të fortë. Nëpërmjet një postimi në Twitter, ai ka shkruar se në bazë të gjeometrisë hënore, një tjetër tërmet fortë do të godasë sërish brenda katër ditëve, zonën në afërsi.

“Potenciali për aktivitet më të fortë sizmik në ose afër brezit të purpurt 1-4 ditë. Ky është një vlerësim. Nuk përjashtohen edhe rajonet e tjera”, - ka shkruar Hoogerbeets në Twitter.

https://twitter.com/ssgeos/status/1623574312971116544?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1623574312971116544%7Ctwgr%5E5d546a10bf293b7fee668efb1d4bce69fde05c0b%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fparashikoi-termetin-qe-goditi-turqine-dhe-sirine-gjeologu-paralajmeron-serish-brenda-kater-diteve-do-te-kete%2F

Më 3 shkurt, 3 ditë përpara se të binte tërmeti me magnitudë 7,8, me epiqendër në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, ai parashikoi se një tërmet me magnitudë 7,5 në këtë rajon do të godiste Turqinë qendrore-jugore, Jordaninë, Sirinë dhe Libanin midis datave 4-6 shkurt.

Sipas raporteve deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 20 mijë persona, ndërkohë që shumë të tjerë janë në rrënoja të cilët presin të nxirren nga ekipet e shpëtimit. /BW

LEXO EDHE: Historia e tërmetit të vetëm të parashikuar një ditë më parë

Të këshilluara

Dalin PAMJET/ Aksident me vdekje në Tiranë

Aksident me pasojë vdekjen e një 69-vjeçari në rrugën "Tre Dëshmorët", në zonën e Yzberishtit. Viktimë e aksidentit ka mbetur A.Z, i cili ka qenë duke kaluar...

19:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI