Flash

"Rusia nuk mund dhe nuk duhet të fitojë", Macron prez Zelenskyn në Paris

Lapsi.al 9 February 2023
"Rusia nuk mund dhe nuk duhet të fitojë", Macron prez

Pasi përshëndeti guximin e jashtëzakonshëm të popullit ukrainas përballë trupave ruse, Emmanuel Macron deklaroi se një krim lufte nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë. Aq më pak nëse është akt i një fuqie si Rusia. Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit me presidentin ukrainas, Zelensky në Paris.

“Ajo që po luhet në Ukrainë përfshin të ardhmen e Evropës. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për këtë” , nënvizoi presidenti francez Macron duke theksuar më pas mbështetjen e palëkundur të Francës për Kievin në luftën që ka nisur tashmë prej një viti nga forcat ruse në Ukrainë.

“Rusia nuk mund dhe nuk duhet të fitojë ”, tha më pas presidenti francez. “Për sa kohë që sulmon, do të jetë e nevojshme që ne të vazhdojmë mbështetjen ushtarake të nevojshme për të ruajtur Ukrainën. Ne do të vazhdojmë përpjekjet ,” këmbënguli ai duke iu referuar pajisjeve ushtarake për trupat në Kiev.

 

“Ne qëndrojmë me Ukrainën. Në mënyrë të vendosur. Dhe me vendosmërinë për ta shoqëruar drejt fitores dhe rivendosjes së të drejtave të tij legjitime” , siguroi Macron.

Të këshilluara

A mund të parashikohen tërmetet?

Çdo vit, tërmetet lënë pas një gjurmë të shkatërrimit të madh, duke marrë jetën e mijëra njerëzve dhe megjithatë ne jemi ende larg nga të qenët në gjendje t’i p...

19:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI