Flash

Rusia sanksionon 77 zyrtarë amerikanë

Lapsi.al 9 February 2023
Rusia sanksionon 77 zyrtarë amerikanë

Rusia ka sanksionuar dhjetëra politikanë dhe zyrtarë amerikanë të mërkurën. Ky mendohet se ishte një veprim hakmarrës për mbështetjen e Uashingtonit për Kievin, dhe një përgjigje ndaj sanksioneve të Perëndimit kundër Moskës. Ministria e Jashtme ruse tha se ua ka ndaluar përgjithmonë hyrjen në Rusi 77 shtetasve amerikanë. Lista përbëhet nga 33 guvernatorët e shteteve të SHBA-së. Po ashtu aty hyjnë edhe një mori zyrtarësh të tjerë shtetërorë dhe federalë të rangut të mesëm.

Sanksionet e SHBA-së, BE-së dhe vendeve të tjera kundër Rusisë kanë shkuar vazhdimisht duke u rritur. Sot janë në fuqi një varg sosh - nga ndalimi i mallrave dhe shërbimeve ruse deri te bllokimi i transaksioneve të saj financiare. Dhjetëra kompani ndërkombëtare po ashtu kanë pezulluar tregtinë në Rusi, ose janë tërhequr fare. Nga disa media në SHBA, sanksionet janë cilësuar si më të rëndat dhe më të koordinuarat ndonjëherë nga Perëndimi. Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt.

Të këshilluara

A mund të parashikohen tërmetet?

Çdo vit, tërmetet lënë pas një gjurmë të shkatërrimit të madh, duke marrë jetën e mijëra njerëzve dhe megjithatë ne jemi ende larg nga të qenët në gjendje t’i p...

19:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI