Flash

Super League zbulon detajet: do të jetë një turne me 60-80 skuadra

Lapsi.al 9 February 2023
Super League zbulon detajet: do të jetë një turne me 60-80
Pas disa muajsh heshtje, Super League është rikthyer në qendër të vëmendjes, duke paralajmëruar një format të ri për kompeticionin. Do të jetë një turne me 60-80 ekipe, me të paktën 14 ndeshje për secilën. Ka kaluar pak kohë që kur UEFA sulmoi projektin e Super League dhe dukej se tashmë projekti ishte braktisur. Kjo deri kur Gjykata e Madridit nuk e quajti të paligjshme vërsuljen e organizatës evropiane ndaj asaj që do të ishte një konkurrent i drejtpërdrejtë në treg. Duke mos qenë në gjendje të shfrytëzonte monopolin, UEFA nuk ishte në gjendje të varroste përfundimisht projektin. E tashmë Super League është rikthyer me një format të ri, të shprehur nga A22 Sports në 10 pika.

DETAJET E SUPER LEAGUE

Bëhet fjalë për një kampionat europian me kompeticion të hapur dhe me nënndarje të nivelit. Kjo do të thotë se parashikon ngjitje dhe rënie. Do të jenë nga 60 deri në 80 skuadra dhe nuk do të ketë klube të përhershme. Kjo ishte edhe një nga pikat e kritikuara të projektit të mëparshëm. Kualifikimi për në Super League do të merret me rezultatet në kampionatin kombëtar që do t'i garantonte "akses në kompeticion klubeve emergjente, duke ruajtur dinamikën konkurruese në nivel kombëtar". Një nga ndryshimet thelbësore është fakti se çdo skuadre i garantohet prania e të paktën 14 ndeshjeve. Kjo jep stabilitet dhe parashikueshmëri të të ardhurave, duke u përpjekur të mos stresohet shumë kalendari i lojtarëve: "Numri i ditëve të ndeshjeve në garat evropiane për klube nuk duhet të rritet përtej atyre të parashikuara nga kalendarët e planifikuar aktualisht të garave. E rëndësishme është të nënvizohet se klubet dhe lojtarët evropianë nuk duhet të detyrohen të marrin pjesë në turne të zgjeruara ose të reja të imponuara nga palët e treta”.

NJË IDE E RE PËR FUTBOLLIN

Ideja në bazë të Super League është që turneu të menaxhohet nga klubet, jo nga palët e treta që përfitojnë nga shëndeti i lojtarëve. Do të ketë biseda të vazhdueshme me tifozët për të përmirësuar formatin.  Për më tepër, formati i ri synon të kombinojë futbollin e meshkujve me atë të femrave, pa i dalluar të dyja në rëndësi. Të dyja kompeticionet, meshkuj dhe femra, do të jenë krah për krah në ‘skenën qendrore’. Në fund, Super League nuk ka ndërmend të thyejë disa nga rregullat në fuqi në Bashkimin Europian. Një shkelje syri për gjykatën e Madridit dhe një shigjetim ndaj FIFA-s dhe UEFA-s. Formati tani është lançuar. Topi kalon te klubet dhe organizmat sportivë...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI