Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

The Best FIFA/ Zbulohen finalistët për trajnerin më të mirë: nominohen edhe tre portierët më të mirë

Lapsi.al 9 February 2023
The Best FIFA/ Zbulohen finalistët për trajnerin më të

The Best FIFA Football Awards vlerësojnë çdo vit lojtarët më të mirë në sportin më të adhuruar në botë. Jo vetëm që përfaqësojnë nderin më të lartë në futboll për trajnerët dhe lojtarët, por janë një celebrim në të cilën tifozët dhe të apasionuarit luajnë një rol aktiv dhe thelbësor. The Best FIFA Football Awards, që nisën në vitin 2016, paralajmëruan një epokë të re në kurorëzimin e figurave kryesore në futbollin botëror. Këtë vit fituesit e kategorive të ndryshme do të zbulohen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve më 27 shkurt në Paris.

Faqja zyrtare e FIFA-s ka zbuluar edhe emrat e finalistëve për trajnerin më të mirë. Carlo Ancelotti, Pep Guardiola dhe Lionel Scaloni janë tre finalistët për çmimin "The Best FIFA Men's Coach 2022". Ata janë përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga trajnerë dhe kapitenë të ekipeve kombëtare të meshkujve, gazetarë dhe tifozë, që votuan në faqen zyrtare të FIFA-s.

Yassine Bounou (portieri i Marokut), Thibaut Courtois (fituesi i Champions me Realin) dhe Emiliano Martinez (kampion bote me Argjentinën) janë shpallur si tre finalistët për The Best FIFA Men's Goalkeeper Award 2022.

LOJTARI MË I MIRË

Në pritje të emrave të tre finalistëve, janë 14 të nominuar për të pasuar Robert Lewandowski, fitues i dy edicioneve të fundit: Julian Alvarez, Jude Bellingham, Karim Benzema, Kevin De Bruyne, Erling Haaland, Achraf Hakimi, Vinicius Junior, Robert Lewandowski, Sadio Mané, Kylian Mbappé, Lionel Messi, Luka Modric, Neymar, Mohamed Salah.

ÇMIMI PUSKÁS, TË NOMINUARIT

Lista e ngushtë e golave në garë për edicionin 2022 të çmimit FIFA Puskás, kushtuar sulmuesit legjendar hungarez të famshëm për golat e tij spektakolare, përmban disa perla me bukuri të rrallë: Mario Balotelli (Adana Demirspor v Goztepe). Theo Hernandez (AC Milan – Atalanta), Kylian Mbappé (Argjentinë – Francë), Richarlison (Brazil – Serbi), Dimitri Payet (Olympique Marseille – PAOK), Alessia Russo (Angli – Suedi), Salma Paralluelo (FC Barcelona – Villarreal), Amandine Henry (FC Barcelona - Olympique Lyonnais), Alou Kuol (Irak U-23 - Australi U-23), Francisco Gonzalez Metilli (Rosario Central - Club Atletico Central Cordoba) dhe Marcin Oleksy (Warta Poznan - Stal Rzeszow).

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI