Flash

WhatsApp zbulon përditësimin e ri

Lapsi.al 9 February 2023
WhatsApp zbulon përditësimin e ri

WhatsApp ka njoftuar se "vecoria që duan përdoruesit" do të publikohet në aplikacionin e mesazheve gjatë javëve të ardhshme.

Përditësimi i ri lidhet me funksionin Status, i cili u prezantua për herë të parë në aplikacionin më të njohur të mesazheve në botë në 2017. Ai ofron funksionalitet të ngjashëm me aplikacionet si Instagram Stories dhe Snapchat duke i lejuar përdoruesit të ofrojnë përditësime.

Statusi mund të ndahet si foto, video, gif ose tekst dhe zhduket pas 24 orësh, megjithatë përmirësimet më të fundit do t'u lejojnë përdoruesve edhe pesë opsione të reja.Më të kërkuarat ishin reagimet e statusit që lejojnë përdoruesit t'i përgjigjen statuseve të miqve, familjes dhe kontakteve të tjera në mënyrë të ngjashme me mesazhet standarde.

"Ne po shtojmë reagimet e statusit për të ofruar një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për t'iu përgjigjur përditësimeve të statusit nga miqtë tuaj dhe kontaktet e afërta," tha një blog WhatsApp. “Ky ishte tipari numër 1 që dëshironin përdoruesit, pas lançimit të Reactions vitin e kaluar. Tani mund t'i përgjigjeni shpejt çdo statusi duke zgjedhur në një nga tetë emoji-t." Faqja e lajmeve WhatsApp WaBetaInfo vuri në dukje se veçoritë e reja do të jenë të disponueshme me versionet më të fundit të WhatsApp për Android, iOS dhe Desktop./Lapsi.al

Marrë nga: Independent

Të këshilluara

Elon Musk reagon pas problemeve me 'Twitter'

Shefi i Twitter, Elon Musk e bëri llogarinë e tij private në platformë dhe pranoi se "diçka nuk shkon" pas ankesave nga përdoruesit e krahut të djathtë . Mus...

14:10

Spotify nis fushatën kundër Apple

Spotify ka nisur një sulm ndaj Apple për ato që thotë se janë “abuzlme të platformës së saj të fuqishme”. Shërbimi i transmetimit u bashkua me shtatë kompani...

13:30

Elon Musk thyen rekordin Guinness

Elon Musk ka thyer së fundmi Rekordin Botëror Guinness për humbjen më të madhe të pasurisë. Autoriteti i rekordeve tha se bashkëthemeluesi i Tesla kishte pës...

14:45

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI