Flash

Berisha: Nuk iki nëse humbas në zgjedhjet lokale

Lapsi.al 10 February 2023
Berisha: Nuk iki nëse humbas në zgjedhjet lokale

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është pyetur në emisionin “Now” në Euronews Albania se çfarë vendimi do të marrë nëse në 14 maj do të marrë më pak 620 mijë votat që mori PD me Lulzim Bashën në krye në zgjedhjet e prillit të kaluar.

Berisha tha se nuk mund të krahasohen lokalet me ato të përgjithshme sepse sipas tij në rastin e parë shkojnë më pak qytetarë për të votuar. “Për zgjedhjet e majit unë do t’u përmbahem rregullave. Në rregullat e përgjithshme asnjë lider nuk jep dorëheqje për zgjedhje lokale” – u justifikua Berisha.

“Nuk janë kurrë zgjedhjet lokale testi i liderit. Zgjedhjet lokale janë testi i kandidaturave në radhë të parë, por megjithatë unë kam vënë standardin që nuk ekziston kund ai standard. Kur të vijnë të përgjithshmet dhe ka humbje pavarësisht nga çdo rrethanë unë them: “Mirupafshim!”.

Sepse unë dua të mund Edi Ramën. Po të iki unë në zgjedhjet lokale, nuk e mund dot në zgjdhje të përgjithshme, unë dua ta mund në zgjedhje të përgjithshme. Dhe do ta mund 100%. Këtu do të jemi” – tha Berisha që më pas vuri “bast” se opozita do të fitojë në këto zgjedhje bashkinë e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI