Flash

Kryeministrja e Serbisë: Edhe Kosova, por kushti i të gjitha kushteve për t’u anëtarësuar në BE janë sanksionet ndaj Rusisë

Lapsi.al 10 February 2023
Kryeministrja e Serbisë: Edhe Kosova, por kushti i të gjitha kushteve

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se kushti kryesor që Serbia të hyjë në Bashkimin Europian është vendosja e sanksioneve kundër Rusisë.

“Më duket se kushti i të gjitha kushteve është vendosja e sanksioneve kundër Rusisë dhe se pa këtë BE-ja nuk do të hapë grupe dhe kapituj të rinj për ne. Ne jemi këtu edhe për dialogun me Prishtinën, por Prishtina s’është [për dialog]”, tha ajo, shkruan Danas, raporton Gazeta Express.

Këtë deklaratë Bërnabiq e bëri në prezantimin e 100 ditëve të para të qeverisjes. Ajo foli edhe për Ballkanin e Hapur, duke thënë se gjatë këtij viti pret përparim të madh në zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Është veçanërisht e rëndësishme që ne të fillojmë lëshimin e kartave të identifikimit të Ballkanit të Hapur për qytetarët e të tre vendeve, në mënyrë që me këto karta ata të mund të udhëtojnë, të punojnë, të studiojnë, të trajtohen dhe të qëndrojnë në secilin prej këtyre tre vendeve sikur të ishin qytetarët e tyre”, tha kryeministri.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI