Flash

Mes viktimave nga tërmeti në Turqi, edhe 3 shtetas amerikanë

Lapsi.al 10 February 2023
Mes viktimave nga tërmeti në Turqi, edhe 3 shtetas amerikanë

Të paktën tre shtetas amerikanë kanë humbur jetën në tërmetet që goditën Turqinë jugore në fillim të kësaj jave, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, raporton Anadolu.

“Mund të konfirmojmë raportimet për të paktën tre shtetas amerikanë të vdekur në Turqinë juglindore. Stafi ynë në Turqi dhe këtu në Shtetet e Bashkuara po punojnë pa u lodhur për të ofruar ndihmë konsullore për këto viktima dhe anëtarët e familjeve të tyre”, shtoi ai.

Departamenti po punon ngushtë me autoritetet lokale dhe organizatat e tjera partnere për të ndihmuar çdo qytetar amerikan në zonat e prekura.

“Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për viktimat dhe familjet e të gjithë të prekurve”, shtoi zëdhënësi amerikan.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI