Flash

Meta për protestën: Populli ka vendosur që Edi Rama të largohet një orë e më parë

Lapsi.al 10 February 2023
Meta për protestën: Populli ka vendosur që Edi Rama të

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se populli që do të marrë pjesë në protestën e 11 shkurtit e ka vendosur që të largojë sa më parë nga pushteti kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se është “subjekt i merituar për drejtësinë” dhe e quajti “koka e qindra aferave”.

" Jam i bindur se populli i Shqipërisë do jetë nesër në shesh për të kërkuar llogari.

Edi Rama më mirë se kushdo tjetër e ka të qartë se llogaridhënies nuk i shmanget dot se populli s’do lejojë askënd të luajë më me fatet e tij.

Shmangia e llogaridhënies e transparencës me shpresën e mjerë se do shpetoje, iluzion i një të mbyturi që kapet pas fijes së barit.

Populli është ai që jep pushtet por edhe ia heq atij që e përdor për të grabitur paratë e popullit dhe interesat kombëtare.

Populli jam i bindur se e ka marë vendimin, s’mund të lejojë kurrë që Rama të vijojë të trajtojë zyrën e kryeministrit si cerdhe mafioze ku ndahen paratë dhe pasuritë e shqiptarëve, për korrupsion politik, financar pa fre.

Populli ka vendosur që Edi Rama të largohet një orë e më parë si një mafioz i provuar dhe me fakte dhe i korruptuar që s’ka asnjë lidhje mje postin e kryeministrit.

Rama është tashmë një subjekt i merituar për drejtësinë për veprimet e tij shumë të rënda kundër kushtetutës, grabitjen financiare me miliarda euro, i provuar me fakte si korruptuesi i McGonigal, grabitjes me inceratorët, shkatërruesi i teatrit e koka e qindra aferave.

Nesër populli flet e të gjithë duhet të dëgjojnë e t’i binden vullnetit të tij." 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI