Flash

Skandali McGonigal/ Berisha: Rama Meriton të burgoset për 20 vite në një ishull

Lapsi.al 10 February 2023
Skandali McGonigal/ Berisha: Rama Meriton të burgoset për 20 vite

Sali Berisha deklaroi në konferencën me gazetarët se kryeministri Edi Rama duhet të dënohet me 20 vite burg pasi e ka shndërruar opozitën në një agjenci private të tij.

Berisha u shpreh se Rama detyrimisht duhet të kishte njoftuar kreun e SHISH për takimet me një zyrtar të lartë të FBI.

“Po ta marrim dhe ta quajmë super skandal ky është super skandali i shekullit, Kryeministri ynë i një vendi anëtar të NATO-s. Kanë bërë më shumë për ne. I korrupton i kompromenton një nga njerëzit më të rëndësishëm për sigurinë e tij. Ky është një akt i mirëfilltë armiqësor. Këtë mund ta bënte vetëm Lukashneko por ndonjë fuqi strikte armiqësore por kurrë ndonjë vend partner.

Detyra e parë e Edi Ramës kur ai i erdhi në zyrë dhe sigurisht që e priti ishte të thërriste shefin e SHISH dhe të njoftonte stacionin e agjencisë së zbulimit mbi të gjithë dyshimet e tij. Ai erdhi i pashoqëruar nga asnjë zyrtar. Nuk ndodh kurrë. Kam pritur unë shefa shumë të rëndësishëm por kanë ardhur të shoqëruar, edhe unë i shoqëruar. Nuk mund të ndodhë ajo kurrë. Por Edi Rama në vend që të njoftojë vendin partner dhe mik bën skemën si të marrë peng Lulzim Bashën dhe të shkatërrojë opozitën.

Çon dëshmitarë me Dorian Duçkën në Nju York për të dëshmuar. Këto janë veprime armiqësore. Një kryeministër e shndërron FBI-në në një agjenci private. Nuk mund ta bënte kurrë. Edi Rama të paktën 20 vjet burg i Meriton dhe në ishull. Imuniteti diplomatik është punë tjetër”, tha Berisha.

Lexo më tej: Kronologjia datë pas date/ Si u rekrutua McGonigal për të goditur PD-në 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI