Flash

Vetëm 5 raste të reja me Covid në Shqipëri

Lapsi.al 10 February 2023
Vetëm 5 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin nga COVID-19 në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 5 rste të reja dhe asnjë humbje jete. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë, ndërsa janë shëruar 9 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,595 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 438 testime, ka 5 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit

10 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 438 testime, nga të cilët 5 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

3 në Tiranë, 2 në Shkodër.

Janë 121 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,595 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 10 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 5

Të shëruar në 24 orë 9

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 438

Testime totale 2,034,299

Raste pozitive 333,312

Raste të shëruara 329,595

Raste Aktive 121

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 100

Fier 8

Shkodër. 5

Durrës. 3

Berat. 2

Vlorë 1

Lezhë. 1

Gjirokastër. 1

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI