Flash

Alimehmeti: Jemi vënë përballë një kanceri, korruprisoni, hemoragjie nga shpopullimi

Lapsi.al 11 February 2023
Alimehmeti: Jemi vënë përballë një kanceri,

Mjeku Ilir Alimehmeti ka marrë fjalën në protestën e opozitës këtë të shtunë, 11 shkurt, përpara kryeministrisë ku ka deklaruar se qytetaret shqiptare kane vendosur te perballen me qeverine dhe te mos largohen nga vendi, duke luftuar per te drejtat e tyre.

“Rama ik”. Miq, jemi shumë, shifni rreth e rrotull sa shumë jemi, janë shumë më shumë ata që na ndjekin nga larg, ata që i kanë sytë te ne e po i varin shpresat te ne sot e në të ardhmen.

Nuk ka vend më të ftohtë se konaku bosh, shtëpia bosh kur na ikin njerëzit tanë. Cfarë i mbetet prindit po i iku fëmija, Shqiërisë po i ikën rinia?

Jemi vënë përballë një kanceri, korruprisoni, hemoragjie nga shpopullimi, një humbjeje, pagjumësia nga sistemi i gjyqësisë.

Kemi dy mundësi, të qendrojmë të përballemi mbështetur mbi rrënjët e forta, apo të largohemi si gjethe të shpërndame nga stuhia.

Jo, kemi vendosur të qendrojmë, përballemi, të largojmë ata, që janë shkaktarët e gjithë këtyre sëmundjeve, ta marrim fatin në dorë vetë, do i luftojmë këto viruse në cdo zyrë, institucion, rrugë e shesh, kudo ku të jenë.

Ata nuk ikin vetë, vetëm po t’i heqim vetë. Ne jemi sistemi imunitar i Shqipërisë.

Tani do vijë fitorja për Tiranën dhe për Shqipërinë.

Të këshilluara

Protesta e opozitës, 1500 policë në terren

Efektivët e policisë që janë angazhuar për të ruajtur rendin dhe sigurinë në protestën e 11 shkurtit të thirrur nga opozita, janë pothuajse të gjithë me maska k...

10:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI