Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Arbitrja pezulloi ndeshjen për shkak të një sherri: mbyllet brenda në stadium

Lapsi.al 11 February 2023
Arbitrja pezulloi ndeshjen për shkak të një sherri: mbyllet

Një arbitre e re mbeti e mbyllur brenda stadiumit, pasi pezulloi një ndeshje për të rinjtë, për shkak të një sherri. Episodi i pakëndshëm ka ndodhur në provincën e Brescias në Itali, në ndeshjen mes Darfo Boarios dhe Carpenedolo. Takimi u pezullua pas sherrit ku u përfshinë disa drejtues dhe disa lojtarë të dy skuadrave. Sipas raportit, fluturan shkelmat dhe grushtet para vendimit të arbitres për të ndërprerë ndeshjen. Arbitrja u kthye e përlotur në dhomat e zhveshjes, e rrethuar nga dy skuadrat. Megjithatë, më e keqja ndodhi në momentin që do të dilte nga impianti. Arbitrja, atë cast, zbuloi se ishte mbyllur brenda dhe braktisur aty.

“Kur donte të dilte nga dhoma e zhveshjes – lexohet në njoftimin për shtyp nga Liga Kombëtare e Amatorëve – ajo kuptoi se ishte braktisur dhe mbyllur brenda impiantit”.

Nuk munguan sanksionet për dy klubet dhe protagonistët e sherrit që sollën vendimin për pezullimin e ndeshjes. Dy skuadrave iu dha nga një humbje në tavolinë, të dyja përgjegjëse për moszhvillimin e ndeshjes. Dy persona u identifikuan dhe u skualifikuan deri më 22 mars. Carpenedolo u gjobit me 200 euro kundrejt 300 euro që ishte gjoba për Darfo Boario. Diferenca ishte për shkak të rrethanave rënduese të ndihmës së papërshtatshme për arbitren në fund të ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI