Flash

Berisha-Ramës: Shqipërinë e shndërrove në Kolumbi të dytë

Lapsi.al 11 February 2023
Berisha-Ramës: Shqipërinë e shndërrove në Kolumbi

Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen dhe të largohet nga vendi. Në fjalën e tij paraprotestuesve, Berisha e konsideroi Ramën një rrezik madhor për sigurinë e Shqipërisë, rajonit dhe më gjerë. Ai shtoi se importet nga Kolumbia në vendin tonë janë rritur 60 herë duke e kthyer Shqipërinë në një Kolumbi të dytë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Revolucioni ynë do të fitojë! Sot Shqipëria shihet si një vend ku mafia dhe kartelet e drogës pastrojnë paratë e krimit.

Në dy vitet e fundit, importet nga Kolumbia janë rritur 60 herë për të shndërruar këtë tokë të bekuar, në një Kolumbi të dytë për Europën. Edi Rama, ti je një rrezik madhor për sigurinë e Shqipërisë, rajonit dhe më gjerë. Jep dorëheqjen dhe largohu me organizatën tënde kriminale. Pse duhet të durojnë shqiptarët të durojnë këtë poshtërim, këtë nxirje të imazhit të kombit?

Imagjinoni sikur të ndodhë që një njeri si ky, të bëjë hapin në samitin e NATO-s, çfarë do të ndodhë me Shqipërinë dhe shqiptarët? Shqipëria dhe shqiptarët do skuqen nga turpi. Edi Rama, ik, largohu, jep dorëheqjen!

Të këshilluara

Protesta e opozitës, 1500 policë në terren

Efektivët e policisë që janë angazhuar për të ruajtur rendin dhe sigurinë në protestën e 11 shkurtit të thirrur nga opozita, janë pothuajse të gjithë me maska k...

10:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI