Flash

Braçe: Më propozuan për Ministër Bujqësie, por nuk pranova. Nuk i thuhet tjetrit “sot për nesër”

Lapsi.al 11 February 2023
Braçe: Më propozuan për Ministër Bujqësie, por nuk

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe, tha që, pavarësisht se i është propozuar, ai nuk ka pranuar të bëhet ministër.

“Më është propozuar diku nga viti 2019 që të jem ministër i Bujqësisë dhe kam thënë që nuk jam gati”, tha Braçe në “Intervistë” me Merita Haklaj, në A2 CNN. “Më është thënë që bëj atë që bën në Divjakë dhe kam thënë që Divjaka është “sui generis” në raport me bujqësinë e madhe të Shqipërisë. Në atë moment nuk isha gati. Sepse njeriu kur merr përsipër të bëjë një punë, patjetër që duhet të jetë i përgatitur. Dhe tjetrit nuk mund t’i thuhet sot për të shtunën që do të jesh kryeministër. Domethënë të enjten në drekë ka qenë ditë parlamenti, për të shtunën “do të jesh ministër”. Unë nuk funksionoj kështu”.

Braçe tha se për emërimin e kabinetit duhet të ndërtohet një proces që ndan punën. “Unë nuk kam nevojë për ofiq. Më vjen keq, nuk e kam këtë lloj ndjesie. Jam shumë i lumtur të punoj me njerëzit, të lexoj libra, të shkoj në stadium, të bërtas, të bëj gjëra të zakonshme”, tha Braçe. “Nuk më shton gjë dhe nuk më heq gjë një ofiq. Mendoj që kjo gjë vjen nga fakti që nuk ka proces dhe nuk ka meritë”.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Lëkundje tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Elbasan. Tërmeti ka qenë me magnitudë 2.6 me epiqendër 15 km në juglindje të Elbasanit. Tërmeti ësh...

09:23

Protesta, Rama blindon Kryeministrinë

Godina e Kryeministrisë është blinduar një ditë para protestës së Opzoitës, e cila është parashikuar të mbahet nesër, më 11 shkurt në orën 12:00. Në foto shihet...

21:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI