Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Dani Alves, përkeqësohen pozitat: gjurmët e ADN-së së brazilianit në trupin e rrobat e akuzueses

Lapsi.al 11 February 2023
Dani Alves, përkeqësohen pozitat: gjurmët e ADN-së së

Dani Alves, aktualisht në burgun Brians 1 në Barcelonë pas akuzave për sulm seksual, ka kërkuar lirim me kusht. Por pozitat e tij janë përkeqësuar dhe vështirë se kërkesa mund t'i realizohet. Siç raporton El Periodico, gjurmët e lëngjeve trupore (ADN-së) kanë të njëjtin profil gjenetik me brazilianin. Ato janë marrë nga trupi i viktimës, rrobat e saj dhe nga dyshemeja e dhomës së përdhunimit të dyshuar.

Kështu, testi i ADN-së do të vërtetonte akuzat e gruas. Kjo edhe për shkak të pozicionit të vetë Dani Alves, që ka ndryshuar vazhdimisht versionin e tij të fakteve. Edhe animi i çështjes ka shkuar shpesh në të dy krahët, me brazilianin që ka videon e diskos në favor. Kjo sipas avokatëve të tij që pretendojnë se vajza, aty, dëshmohet se ka shkuar vetë në tualetin ku ka ndodhur ngjarja.

Lexo më tej: Çështja Dani Alves, Gjykatësi e fundos: “Prova fajësie më se të mjaftueshme”

Për këtë arsye, për momentin si Prokuroria e Gjykatës së Barcelonës ashtu edhe avokatët e viktimës së pretenduar, po kërkojnë me forcë që braziliani të mos gjykohet i lirë. Sipas tyre ekziston rreziku i arratisjes, duke qenë se Dani ka edhe pasuri e prona të paluajtshme edhe në Brazil. Për më tepër në vendin amerikanojugor nuk ekziston një traktat ekstradimi për këto vepra.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI