Flash

Ikën i ftohti siberian, ç'ndodh me temperaturat

Lapsi.al 11 February 2023
Ikën i ftohti siberian, ç'ndodh me temperaturat

Shqipëri- I ftohti siberian gradualisht po tërhiqet nga territori Shqiptar duke bërë që në vendin tonë të rikthehen temperaturat tipike përsa i përket muajit Shkurt. Shqipëria edhe përgjatë të shtunës do të mbetet nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin orë të shumta me diell kryesisht në zonat bregdetare dhe në një pjesë të mirë të qyteteve të zonës së ulët.

Ndërsa në zonat malore here pas here pritet të ketë kalime të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në pjesën e dytë të ditës.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -7°C deri në 15°C. Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosovë

Republika e Kosovës parashikohet që përgjatë gjithë 24 orëshit të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në pjesën e parë të ditës në zonat perëndimore dhe Jugore.

Ndërsa në orët vijuese do të ketë shfaqje të vranësirave në një pjesë të mirë të vendit, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore të Kosovës. POR nuk do të mund të gjenerojnë reshje.

Maqedoni e Veriut

Dita e shtunë në Maqedoninw e Veriut pritet të sjellë tërheqje të masave ajrore të ftohta me origjinë nga Siberia, duke bërë që të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit në të dy ekstremet ditore.

Përgjatë të shtunës në orët e mesditë pritet që i gjithë vendi të jetë në vlera pozitive gjatë mësditës. Vijojnë kthjellimet të jenë dominuese në pothuajse të gjithë vendin, ku më të dukshme do të jenë në zonat Jugperëndimore të vendit.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Lëkundje tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Elbasan. Tërmeti ka qenë me magnitudë 2.6 me epiqendër 15 km në juglindje të Elbasanit. Tërmeti ësh...

09:23

Protesta, Rama blindon Kryeministrinë

Godina e Kryeministrisë është blinduar një ditë para protestës së Opzoitës, e cila është parashikuar të mbahet nesër, më 11 shkurt në orën 12:00. Në foto shihet...

21:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI