Flash

Mbi 24 mijë viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri, vazhdojnë kërkimet në rrënoja

Lapsi.al 11 February 2023
Mbi 24 mijë viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri, vazhdojnë

Më shkatërrimtari në 80 vitet e fundit. Pesë ditë pas tërmetit me magnitudë 7.8 që tronditi Turqinë dhe Sirinë, numri i viktimave është tronditës. Nga dita në ditë numri i tyre vijon të rritet.

Nga përditësimi i ri i bilancit, numri i viktimave ka shkuar në 24.178.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, në Turqi regjistrohen 20,665 viktima dhe mbi 80,000 të plagosur.

Në Siri, numri i përgjithshëm i të viktimave është 3,513, nga të cilët 2,166 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim të vendit, sipas mbrojtjes civile të “Helmetave të Bardha”, dhe 1,347 të vdekur në pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë, sipas për mediat shtetërore siriane.

Të këshilluara

Turqia refuzon ndihmën e Qipros

Turqia ka refuzuar ndihmën nga Qiproja, të cilën ajo nuk e njeh si shtet, sipas zyrtarëve. Ministria e Jashtme e Qipros tha se Turqia “refuzoi me dashamirësi...

12:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI