Flash

Ndodh mrekullia/ Nxirret gjallë nga rrënojat foshnja 10-ditëshe bashkë me nënën

Lapsi.al 11 February 2023
Ndodh mrekullia/ Nxirret gjallë nga rrënojat foshnja 10-ditëshe

Nga zonat e prekura nga tërmeti në Turqi vjen një tjetër histori shprese. Në fakt, në provincën e Hatay, një grua dhe foshnja e saj 10-ditëshe u nxorën të gjallë nga rrënojat rreth katër ditë pas tërmetit, pas 90 orësh.

Sipas raporteve nga BBC, foshnja, e cila quhet Yagiz, u gjet e gjallë nga ekipet e shpëtimit mes mbetjeve të një strukture në qytetin e Samandag. Imazhi i djalit të vogël, i mbështjellë me një batanije leshi dhe i transportuar në spital, u publikua në Tëitter nga kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu dhe bëri xhiron e botës. Pak minuta më vonë, ekipet e urgjencës gjetën edhe nënën.

Sipas UNICEF rreth 5000 fëmijë kanë mbetur vetëm, përfshirë jetimët dhe ata që ende kërkojnë prindërit e tyre.

“Numri i fëmijëve të mbetur pa familje po rritet në mënyrë dramatike. Filluam nga 500 në ditën e parë dhe tani jemi midis 1000 dhe 5000, sepse shifrat po rriten çdo orë. Kur prindërit dërgohen në spital, shpesh ndodh që ata të mos mbijetojnë dhe kjo po ndodh në të gjitha krahinat”, shpjegon shefja e Unicef-për Turqinë Regina De Dominicis.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI