Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

U rrëzua nga shkallët e përplasi kokën: Zaccheroni në gjendje serioze për jetën në reanimacion

Lapsi.al 11 February 2023
U rrëzua nga shkallët e përplasi kokën: Zaccheroni në

Natë e kaluar në repartin e terapisë intensive në spitalin “Bufalini” në Cesena për Alberto Zaccheroni. Ish-trajneri italian është shtruar me urgjencë në spital mbrëmjen e së premtes, pasi e përplasi dhunshëm kokën në tokë pas një rrëzimi. Gjendja e ish-trajnerit, kampion i Italisë në krye të Milanit në sezonin 1998-1999, konsiderohet e rëndë. Pavarësisht kësaj, Zaccheroni ka qenë gjithmonë i qartë dhe i ndërgjegjshëm. Ende nuk dihet me saktësi se çfarë ka ndodhur. Në kuptimin, nëse rënia që i shkaktoi përplasjen e kokës është shkaktuar nga një sëmundje e mëparshme.

Zaccheroni, 69 vjeç, u gjet në dysheme pranë një shkalle të brendshme në shtëpinë e tij nga familja e tij. Ata menjëherë thirrën për ndihmë. Në orët në vijim duhet të ketë më shumë informacione për gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë, shumë mesazhe afërsie kanë mbërritur nga bota e futbollit.

Lexo më tej:“E menduam dhimbje koke, pastaj u rrëzua”: djali i Tacconit tregon ngjarjen e është optimist për shërimin e ish-portierit

Gjatë karrierës së tij, Zaccheroni, udhëhoqi Milanin për të fituar kampionatin. Përvec kësaj, ka trajnuar edhe Venecia, Bolonja, Udinese, Lazio, Inter, Torino dhe Juventus. Me kombëtare, Zac ka eksperiencën me Japoninë, që e udhëhoqi në triumfin e Kupës së Azisë në 2011.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI