Flash

Vau i Dejës, autorët e një zjarrvënie rrahin policët

Lapsi.al 11 February 2023
Vau i Dejës, autorët e një zjarrvënie rrahin policët

Mbrëmjen e kaluar, një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e quajtur Fshat i Ri në bashkinë e Vaut të Dejës. Dy persona, dyshohet se i vunë flakën një magazine me bagëti, me qëllim hakmarrjen. Pas marrjes së informacionit, policia shkoi menjëherë në vendngjarje, dhe referuar dëshmisë së pronares së magazinës, si autorë të dyshuar ishin Afrim Sadik dhe Gëzim Prendi.

Pasi u vu në ndjekje të tyre, blutë e Shkodrës arritën t’i ndalonin dy autorët e dyshuar në fshatin Rranxa. Në momentin po bëhej ndalimi i tyre, Sadik dhe Prendi kanë dhunuar fizikisht punonjësit e policisë, i kanë kërcënuar me jetë si dhe kanë tentuar t’iu marrin automjetin.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbime mbështetëse, duke bërë të mundur arrestimin e dy autorëve të dyshuar

Të këshilluara

Protesta e opozitës, 1500 policë në terren

Efektivët e policisë që janë angazhuar për të ruajtur rendin dhe sigurinë në protestën e 11 shkurtit të thirrur nga opozita, janë pothuajse të gjithë me maska k...

10:48

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Lëkundje tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Elbasan. Tërmeti ka qenë me magnitudë 2.6 me epiqendër 15 km në juglindje të Elbasanit. Tërmeti ësh...

09:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI