Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Video/ Basa fundos Kastriotin: Hallaçi merr frymë, Kukësi i largohet zonës së rënies

Lapsi.al 11 February 2023
Video/ Basa fundos Kastriotin: Hallaçi merr frymë, Kukësi i

Humbja e fundit në Shkodër kërkonte një reagim dhe ai erdhi në sfidën direkte për mbijetesë. Kukësi ka mposhtur në shtëpi Kastriotin me rezultatin 1-0, për javën e 21 të Superiores. Blutë dominuan pjesën më të madhe të takimit, që e zgjidhën me golin e Basa. Kroati shënoi në minutën e 49’, duke i dhënë fitoren Kukësit. Krutanët u munduan dhe u treguan disa herë të rrezikshëm, por pa mundur të dilnin me pikë nga kjo transfertë.

Pas një pjese të parë në ekuilibër, Kukësi zhbllokoi ndeshjen menjëherë pas rifillimit. Në minutën e 49 Basa mori një pasim inteligjent nga Lamçe. Me një të jashtme elegante, kroati bëri të pavlefshëm daljen e Salit. “Ne duam që të shkojmë me pasime te porta e kundërshtarit - tha Hallaçi -. Duam që të shënojmë më tepër gola për të mos qenë në ankth deri në minutën e fundit. E rëndësishme është që ekipi ka forcë reagimi pas humbjes. Kur mora ekipin punova 8 ditë në aspektin fizik për të ngritur skuadrën. I kam thënë lojtarëve që nuk e meritojnë vendin ku janë, por ndodhi për arsye të ndryshme”.

Lexo më tej: Parabola fantastike e Markut e gafa e Halimit fundosin Kukësin: Vllaznia e dyta, Teuta fiton mbijetesën me Bylis

Skuadra e Hallaçit në pesë ndeshjet e fundit mes kampionatit e Kupës ka katër fitore. Një serie që e ka nxjerrë Kukësin nga zona e ftohtë e renditjes. Blutë janë ngjitur në vendin e 7 momentalisht, me 25 pikë, pesë nga Egnatia e vendit të katërt. Kastrioti i Memës merr një tjetër goditje dhe vazhdon të qëndrojë i fundit me 20 pikë.

[video width="920" height="504" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/Basa.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI