Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Video/ Bayern tenton shkëputjen me tre gola ndaj Bochum: e ndjek nga pas Borussia

Lapsi.al 11 February 2023
Video/ Bayern tenton shkëputjen me tre gola ndaj Bochum: e ndjek nga pas

Java e 20 e Bundesligës sjell tentativën e shkëputjes për Bayern Mynih, që kaloi në shtëpi 3-0 kundër Bochum. Vendosën golat e Muller (41'), Coman (64') dhe Gnabry (74'). Fitoi edhe Borussia Dortmund, që likuidoi Werder Bremen 2-0. Freiburg rikuperoi në shtëpi 2-1 kundër Stuttgart. Një fitore e rëndësishme jashtë fushe për Leverkusen, 3-1 në fushën e Hoffenheim. I njëjti rezultat edhe në fitoren e Mainz ndaj Augsburgut.

BAYERN MYNIH – BOCHUM 3-0

Bayern Munich dominoi në shtëpi ndaj Bochum, përfundoi 3-0 në Allianz Arena. Në pjesën e parë, bavarezët e nisën fuqishëm menjëherë, duke shkuar pranë avantazhit disa herë në 20 minutat e para. Sanè dhe Gnabry ndër më të frymëzuarit në formacionin e Nagelsmann. Avantazhi erdhi në minutën e 41', kur Thomas Muller përfitoi nga një gabim i bujshëm i mbrojtjes dhe shënoi 1-0 nga jashtë zonës. Në pjesën e dytë vendasit futwn edhe Coman dhe francezi bëri 2-0 në minutën e 64' me një diagonale precize në asistin e Musiala. Dhjetë minuta më vonë verdhi 3-0, e shënuar nga Gnabry. Bayern vazhdon kryesimin, duke u ngjitur në 43 pikë dhe Bochum mbetet në 19 pikë.

WERDER BREMEN – BORUSSIA DORTMUND 0-2

Fiton edhe Borussia Dortmund, që theu 2-0 Werder Bremen. Një pjesë e parë jo emocionuese, me skuadrat që studiuan shumë. Verdhezinjtë iu afruan disa herë avantazhit, por u rikthyen në dhomat e zhveshjes pa asnjë gol. Në pjesën e dytë, formacioni i Terzic shtyu për avantazhin, duke e gjetur në minutën e 67' me golin e Bynoe-Gittens. Në minutën e 84' BVB e mbylli ndeshjen, me Brandt. Përfundoi 2-0, me Borussia që ngjitet në 40 pikë në renditje. Werder Bremen mbetet me 27.

Lexo më tej: Video/ Goleadë e Dortmund, Haller shënon pas 269 ditësh: Union Berlin merr kryesimin e Bundesligës

NDESHJET E TJERA

Fitore e rëndësishme me përmbysje për Freiburg, që mundi në shtëpi 2-1 Stuttgart. Lojtarët e Labbadia kaluan në avantazh, me Fuhrich në minutën e 30'. Në pjesën e dytë, Freiburg barazoi me Grifo në minutën e 60'. Italiani shënoi edhe në minutën e 84', një tjetër penallti për golin e 2-1. Freiburg ngjitet në 37 pikë në renditje, me Stuttgart ende në 16. Gjithcka e thjeshtë për Bayer Leverkusen, që fitoi në shtëpinëë e Hoffenheim 1-3. Miqtë shënuan pas 6 minutash me Andrich dhe u përsëritën në fillimin e pjesës së dytë me Diaby. Në të 56 bëhet protagonist edhe Hlozek që shënoi 3-0. I kotë goli i N’Soki në të 77’, që vulosi rezultatin 3-1. Leverkusen ngjitet në 27 pikë, ndërsa mbetet me 19 Hoffenheim. Po 3-1 fiton edhe Mainz, që kalon në shtëpi Augsburg.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI