Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Video/ Real Madrid kampion i botës për herë të pestë: Blancos shumë të fortë për Al Hilal

Lapsi.al 11 February 2023
Video/ Real Madrid kampion i botës për herë të pestë:

Në majën e botës. Real Madrid fiton Kupën e Botës për Klube për herë të pestë në historinë e tyre. Pas triumfeve në 2014, 2016, 2017 dhe 2018, Blancos dominojnë përsëri. Në Rabat, Merengues triumfuan me një spektakolare 5-3 kundër Al Hilal. Vendosën dygolëshit e Vinicius (13', 69') dhe Valverde (18', 58'), si dhe goli i Benzema (54'). Për sauditët realizoi Marega (26') dhe Vietto me dygolësh (63', 79'). Në finalen për vendin e 3/4, Flamengo fitoi 4-2 ndaj Al Ahly.

Real Madridi është kampion i botës për klube për të pestën herë në historinë e tij. Në Rabat, skuadra e Ancelottit e nisi shumë mirë dhe orientoi finalen që në minutat e para. Në minutën e 13' Vinicius i dha avantazhin Real Madrid, me asistin e Benzema. Pesë minuta më vonë, Federico Valverde dyfishoi epërsinë me një goditje të devijuar që befasoi Al-Mayouf. Sauditët reaguan shpejt dhe ngushtuan diferencën me Marega në minutën e 26'.

Lexo më tej: Video/ Poker i Real Madrid për finalen e Botërorit: penallti e humbur e Modric e dy gola në shtesë fundosin Al Ahly

VINICIUS, VALVERDE E VIETTO PROTAGONISTË

Në pjesën e dytë, Blancos patën të njëjtin impakt me ndeshjen. Në minutën e 54' Karim Benzema shënoi golin e 3-1, duke devijuar nga pranë, në një asist të Vinicius. Katër minuta më vonë erdhi edhe 4-1, me dygolëshin personal të Federico Valverde. Al Hilal nuk doli nga takimi dhe ngushtoi diferencën edhe një herë në minutën e 63' me Vietto, që shënoi sërish pas golit në gjysmëfinale. Shpresa për formacionin e Ramon Diaz zgjati pak minuta, me Real që mbylli lojën në minutën e 69' me Vinicius. Në minutën e 79' Vietto fiksoi dygolëshin personal, që vulosi rezultatin final 5-3. Real është kampion bote për Klube për të pestën herë. Performancë stoike për Al Hilal, të cilit megjithatë iu desh të dorëzohej në finale superioritetit të Madrid.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI