Flash

Arrestohen 100 ndërtues pallatesh të shembura në Turqi

Lapsi.al 12 February 2023
Arrestohen 100 ndërtues pallatesh të shembura në Turqi

Në Turqi, autoritetet lokale arrestuan më shumë se 100 ndërtues shtëpish në 10 provinca të prekura nga tërmeti i së hënës. Bëhet fjalë për persona të lidhur me disa prej ndërtesave të shembura, të dyshuar se kanë shkelur rregullat e ndërtimit në vend. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve Anadolu.

Pas tërmeteve katastrofike të vitit 1999, Turqia rishikoi rregullat për ngritjen e ndërtesave të banimit në vend. Një kod për ndërtimin e banesave u miratua në vitin 2007 që merrte parasysh edhe kërkesat e nevojshme për mbrojtjen nga tërmetet.

Ministria e Drejtësisë ka autorizuar rreth 150 prokurorë vendas për të ngritur "njësi hetimi të krimeve të lidhura me tërmetet". Prokurorët do të kenë mundësi të nisin çështje penale kundër të gjithë "ndërtuesve dhe autorëve" të ndërtesave që shkelën kodet e vendosura në ligj pas fatkeqësisë tsë ngjashme në 1999.

Një nga këta sipërmarrës është Mehmet Yasar Coskun, përgjegjës për ndërtimin e një godine luksoze 12-katëshe me 250 apartamente në provincën e Hatay, e cila u shkatërrua nga tërmeti. Ai u arrestua të premten në aeroportin e Stambollit teksa po përpiqej të largohej nga vendi për në Mal të Zi. Prokurorët e Stambollit urdhëruan arrestimin e tij pasi zbuluan planin e tij për t’u larguar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Probleme me energjinë elektrike në Tiranë

Mbi 10 familje në afërsi të “Shkollës së Baletit” në Tiranë nuk kanë në banesat e tyre energji elektrike. Banorët thonë se kanë që prej mbrëmjes të së shtunë...

16:19

Ilir Meta: Largimi i Ramës, i domosdoshëm

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se largimi i kryeministrit Edi rama nga pushteti është i domosdoshëm për të ardhmen europiane të vendit. ...

14:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI