Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Conte u kthye, Tottenham humbi ndeshjen me Leicester dhe Bentancur: lojtari i katërt që humb përplasjen me Milan

Lapsi.al 12 February 2023
Conte u kthye, Tottenham humbi ndeshjen me Leicester dhe Bentancur: lojtari i

Rodrigo Bentancur pothuajse me siguri do të humbasë ndeshjen kundër Milan të martën. Një tjetër mungesë e rëndë për Tottenham për ndeshjen e parë të raundit të 1/8 të Ligës së Kampionëve. Mesfushori uruguaian ka pësuar një dëmtim në gjurin e majtë, që nuk e bën aspak optimist teknikun Antonio Conte. Ish-lojtari i Juventus ishte protagonist i një përplasjeje loje në minutën e 65' të ndeshjes së humbur kundër Leicester. Kontrasti me Mendy bëri që gjuri të përdridhej në mënyrë të panatyrshme dhe 25-vjeçari u rrëzua përtokë duke bërtitur nga dhimbjet.

Bentancur arriti të largohej nga fusha me këmbët e tij, por duke çaluar dukshëm. Kontrollet në orët e ardhshme do të qartësojnë padyshim shkallën e problemit dhe për rrjedhojë edhe kohët e rikuperimit. E megjithatë, mungesa e tij më 14 shkurt në San Siro duket e qartë. Një problem më shumë për Antonio Conte, i cili ka humbur edhe kapitenin Lloris dhe Bissoum, përveç Hojberg të pezulluar.

Lexo më tej: Video/ Arsenal gabon përsëri, Brentford i jep asist City: ndalet edhe Chelsea, Leicester shpartallon Conte

Sidoqoftë, në këtë pikë as Stefano Pioli nuk po buzëqesh. Në funksion të Champions League, Milan po përpiqet të rikuperojë Tomori dhe Bennacer e ndoshta edhe Florenzi. Ndërsa Maignan do të jetë ende i padisponueshëm. Jashtë listës së UEFA-s mbetën edhe Ibrahimovic dhe Dest.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI