Flash

Emre Can zbulon stilin 'e pamëshirshëm' të Klopp: “Nëse nuk vrapoje, përfundoje në tribunë”

Lapsi.al 12 February 2023
Emre Can zbulon stilin 'e pamëshirshëm' të Klopp:

Emre Can, mesfushori aktualisht te Borussia Dortmund, ka dhënë një intervistë për The Athletic. Gjermani ka rikthyer disa faza të karrierës së tij në vëmendje. Emre Can është fokusuar veçanërisht në periudhën që kaloi me Jurgen Klopp si trajner te Liverpool.

“Kur i rimendoj ato momente, them gjithmonë se më kujtohet sa shumë kemi vrapuar”, nisi Emre Can. Mesfushori, i aftë të luajë edhe si mbrojtës, iu referua kërkesave të trajnerit në stërvitje dhe në ndeshje. "Shkonim lart e poshtë gjatë gjithë ditës. Në fillim cilësia nuk ishte shumë e lartë, por në dy sezonet e fundit kemi pasur një ekip vërtet të fortë. Që gjithashtu e kuptoi rëndësinë e punës së palodhur".

Lexo më tej: Video/ Pearce kishte shkruar keq për Liverpool, Klopp e kthen personale: refuzon live t’i përgjigjet gazetarit

"Kushdo që nuk e kuptonte këtë nevojë për të punuar "zgjohej" menjëherë. Nuk kishe zgjidhje tjetër me Klopp. Ai ishte shumë kërkues. Nëse nuk arrije në topin e dytë, ai do të bërtiste. E herën tjetër bëje gjithçka për të arritur atje shumë shpejt (qesh, red.). Nëse nuk do të vrapoje gjithë ditën, do të ishe në stol ose në tribunë, aq shpejt sa nuk thuhet", përfundoi Emre Can.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI