Flash

Ishte nisur nga Shqipëria drejt Greqisë/ Kapen 126 kg kanabìs në Igumenicë

Lapsi.al 12 February 2023
Ishte nisur nga Shqipëria drejt Greqisë/ Kapen 126 kg kanabìs

Një sasi prej 126 kilogramë dhe 380 gram kanabìs janë sekuestruar në afërsi të kufirit greko-shqiptar në Thesproti të Igumenicës.

Mediat greke bëjnë me dije se në pranga ka rënë një person, i cili po transportonte lëndën nga Shqipëria drejt Greqisë me automjetin e tij.

Mësohet se autoritet kanë sekuestruar 89 pako kanabis të papërpunuar, me peshë totale 126 kilogramë e 380 gram. Gjithashtu, i është konfiskuar edhe vetura në pronësi të shtetasit, si dhe një shumë prej 650 euro dhe dy aparate celularë, të cilat i janë gjetur.

Përfitimi i pritshëm nga trafikimi i sasisë së sekuestruar vlerësohet të jetë në shumën 315 950 euro.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI