Flash

Juventus, përgjimet përkeqësojnë situatën: “Arthur ishte e dukshme që nuk ishte për ato shifra aty”

Lapsi.al 12 February 2023
Juventus, përgjimet përkeqësojnë situatën:

Emri i Arthur figuron edhe në përgjimet e hetimeve për llogaritë e Juventus. Në një telefonatë, ish-drejtori financiar Mario Re, siç raportohet nga Corriere della Sera, deklaron: “Por ja mendoje, dikush si Arthur, që për t'i dhënë plusvalenca Pjanic e ke paguar 75 milionë… Domethënë, ishte e qartë, apo jo? Që nuk ishte një për ato shifrat aty”.

Në hetimin e koordinuar nga prokuroria e Torinos kanë përfunduar edhe fjalët e CEO Maurizio Arrivabene. Ato janë shkëputur nga një përgjim i 19 tetorit 2021, tre muaj e gjysmë pasi ai mori detyrën: “Janë disa gjëra që ma drithërojnë lëkurën, ta them unë. Sepse atëherë do të ketë edhe vendime për të marrë. Njëra që ka të bëjë me parametrat e UEFA-s... Sepse nga përllogaritjet që kemi bërë ne jemi absolutisht jashtë parametrave. Por ndoshta edhe mund të kemi humbur diçka”.

Lexo më tej: Juventus, dalin përgjimet e reja të hetimit Prisma: “Ishim arrogantë, nëse blinim një qen i jepnim 3.5 milionë”

Në dokumente është gjithashtu një telefonatë e Cherubini, i cili mbron linjën e shoqërisë: "Është një çështje kaq delikate të përcaktosh vlerën e një futbollisti. Pas shumë vitesh që e kam bërë nuk është e lehtë. Por fatkeqësisht vitin e kaluar hymë në shënjestër për kryerjen e një sërë operacionesh transfertash. Natyrisht të diktuara edhe nga blerjet, shkëmbimet. Ndaj dukej se ato ishin operacione të bazuara më shumë në vlera ekonomike sesa në ato teknike. Në realitet kemi kryer edhe disa operacione interesante nga pikëpamja teknike”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI