Flash

"Për mua nuk ishte penallti". Shehi ndez polemikat pas humbjes, Josa supersticioz: "Nuk flas për titull"

Lapsi.al 12 February 2023
"Për mua nuk ishte penallti". Shehi ndez polemikat pas humbjes,

“Nuk e meritonim këtë rezultat për atë çfarë dhamë në fushë. E megjithatë ekipi kundërshtar doli me fitore. Në ndeshje të tilla, një gol ndryshon rrjedhën e ngjarjes". Një Orges Shehi i zhgënjyer ai që del para gazetarëve pas ndeshjes së humbur 1-0 me Vllazninë. Tekniku mbi të gjitha nuk ka gëlltitur dot penalltinë e akorduar në favor të shkodranëve.

Një episod që vendosi ndeshjen, por që për teknikun e kryeqytetasve u gjykua gabim: "Për mua nuk ishte penallti - tha Shehi -. Por gjithsecili e gjykon si të dojë dhe me atë situatë nuk di çfarë të them. Ne ishim të kujdesshëm pjesën e dytë dhe munduam të ndryshojmë. Për efekt të golit po kërkonim të sulmonim“, u shpreh Shehi.

Lexo më tej: Video/ Penalltia e dyshimtë e Markut hap kampionatin: Vllaznia mposht Tiranën mes polemikave

JOSA SUPERSTICIOZ

“Nuk mendoj shumë për kampionatin. Nga diferenca që kanë ekipet, qoftë Tirana që është përpara apo ato që janë mbrapa, 3 pikët na bëjnë mirë për Europën. Nuk mendoj për titullin kampion". Mirel Josa është tani vetëm tre pikë larg Tiranës kryesuese e megjithatë preferon të mbajë larg presionin. Fitorja 1-0 në Klasike me penalltinë e Markut rihapi kampionatin, pavarësisht se tekniku e shpreh qartë se është supersticioz. "Ndeshjet në derbi janë kështu. Nuk mund të them se jam ekspert i ndeshjeve të mëdha, por janë lojtarët që ditën të rikuperojnë. Nuk fitohet asgjë pa luftë sportive. Unë skam folur për titull edhe kur kam qenë 12 pikë përpara. Kjo fitore na ka shtuar detyrimin për të fituar ndeshjet e tjera".

Balaj nuk ka shënuar ende, pavarësisht se fitoi 11 metërshin që e shndërroi në gol Marku. Tifozët do të deshën të ishte Balaj që ta godiste, ndoshta edhe për të zhbllokuar sulmuesin, por Josa është i qartë: "Nëse Marku është në fushë ai do ti gjuajë penalltitë. Mund të kemi bërë gabime disa herë por kur të jetë Marku në fushë do i gjuajë ai", përfundoi tekniku.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI