Flash

Raporti/ 824 ushtarë rusë vdesin çdo ditë në Ukrainë

Lapsi.al 12 February 2023
Raporti/ 824 ushtarë rusë vdesin çdo ditë në

Ky muaj shënoi një rritje të ndjeshme të numrit të ushtarëve rusë që po humbin jetën në Ukrainë në krahësim me nisjen e pushtimit. Sipas të dhënave të ushtrisë ukrainase thuhet se 824 ushtarë rusë kanë vdekur çdo ditë gjatë muajit shkurt.

Shifrat u dhanë nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar. Shifrat nuk mund të verifikohen nga burime të pavarura, por Britania e Madhe thotë se tendencat janë "me gjasë të sakta". Rritja vjen pasi zyrtarët ukrainas thonë se Rusia ka nisur një "ofensivë të madhe". Megjithatë, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov tha se Rusia po përballet me "probleme të mëdha" gjatë kësaj ofensive.

"Trupat tona po e zmbrapsin [ofensivën] shumë fuqishëm. Ofensiva që ata planifikuan tashmë po ndodh, gradualisht, por nuk është ofensiva që ata imagjinuan” - tha Danilov. Javën e kaluar, ministri në largim i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov tha se po prisnin një ofensivë të re ruse rreth 24 shkurtit, përvjetorin e pushtimit në shkallë të plotë. Luftimet më të ashpra kanë qenë rreth qytetit të Bakhmutit në lindje të vendit.

Të dielën, kreu i forcave mercenare ruse Wagner tha se grupi kishte pushtuar një vendbanim pranë qytetit të shkatërruar. Yevgeny Prigozhin shkroi në Telegram: "Sot, vendbanimi i Krasna Hora u mor nga detashmentet e sulmit të PMC Wagner".

Prigozhin i dha meritat grupit të tij për ofensivën ndaj Bakhmutit, duke minimizuar rolin e ushtrisë ruse. Deklarata lë të kuptohet për tensione të larta mes ushtrisë ruse dhe grupimit Wagner.

Kur qyteti ukrainas i Soledar u pushtua në janar, Prigozhin pretendoi se luftëtarët e tij kishin kontrollin e plotë atje dhe mburrej se vetëm trupat e tij morën pjesë në sulm, një pretendim që ministria ruse e mbrojtjes e vuri në dyshim.

Rëndësia strategjike e Bakhmutit është vënë në pikëpyetje, por luftimet e zgjatura e kanë kthyer atë në një moment simbolik. Sipas të dhënave të Ukrainës, të mbështetura edhe nga Britania e Madhe, 824 humbje jete në radhët e rusëve në ditë është 4 herë më shumë se shkalla e raportuar në qershor dhe korrik, kur rreth 172 ushtarë rusë vdisnin çdo ditë.

Ushtria ukrainase pretendon për 137 780 vdekje të ushtarëve rusë që nga fillimi i pushtimit. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar vuri në dukje se rritja e fundit mund të jetë për shkak të "një sërë faktorësh, duke përfshirë mungesën e personelit të trajnuar, koordinimin dhe burimet në të gjithë frontin".

Forcat ruse kanë bërë pak përparim në Ukrainë që nga tërheqja e tyre nga qyteti i madh jugor Kherson nëntorin e kaluar. Muajin e kaluar ata pushtuan qytetin Soledar në veri të Bakhmutit pas një beteje intensive. Kapja e Bakhmutit mund t'u mundësojë forcave ruse të avancojnë drejt qyteteve më të mëdha si Kramatorsk dhe Slovyansk.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të shpejtojnë dërgimin e armatimit të rëndë në Ukrainë për të ndihmuar Kievin të zmbrapsë ofensivën e Rusisë. SHBA ranë dakord javën e kaluar për të dërguar raketa me rreze të gjatë veprimi që do t'i mundësonin Ukrainës të dyfishonte rrezen e sulmit. Por presidenti Zelensky dëshiron që Perëndimi të dërgojë edhe avionë luftarakë në ndihmë të forcave ukrainase, por perëndimi heziton për një gjë të tillë. ©LAPSI.al

Control map of eastern Ukraine

Të këshilluara

Probleme me energjinë elektrike në Tiranë

Mbi 10 familje në afërsi të “Shkollës së Baletit” në Tiranë nuk kanë në banesat e tyre energji elektrike. Banorët thonë se kanë që prej mbrëmjes të së shtunë...

16:19

Ilir Meta: Largimi i Ramës, i domosdoshëm

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se largimi i kryeministrit Edi rama nga pushteti është i domosdoshëm për të ardhmen europiane të vendit. ...

14:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI