Flash

“Ti je një mrekulli”/ 3 fëmijë shpëtohen pas 6 ditësh nën rrënoja në Turqi

Lapsi.al 12 February 2023
“Ti je një mrekulli”/ 3 fëmijë shpëtohen pas 6

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë një foshnjë 7-muajshe nga rrënojat e një ndërtese në Hatay, në Turqinë jugore, 139 orë pas tërmetit vdekjeprurës të së hënës. Në një zonë tjetër, sërish në Hatay, një vajzë 12-vjeçare, me emrin Cudie, u shpëtua pasi kishte mbetur e bllokuar nën rrënoja për 147 orë.

Media shtetërore turke raportoi gjithashtu për një 13-vjeçar të shpëtuar në Gaziantep të dielën. Ekipet e shpëtimit iu drejtuan atij me fjalët: "Ti je një mrekulli". Numri i personave të konfirmuar se kanë vdekur në Turqi dhe Siri është rritur në më shumë se 30 mijë.

[caption id="" align="alignnone" width="976"]A girl on a stretcher 12-vjeçarja Cudie[/caption]

Siria nuk ka raportuar përditësimin e vdekjeve që nga e premtja, kështu që numri i vërtetë i tyre ka të ngjarë të jetë më i lartë. Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve janë pakësuar dhe në terren ka një ndjenjë se misioni i shpëtimit do të përfundojë së shpejti.

Forca Siriane e Mbrojtjes Civile, ose Helmetat e Bardha, e cila operon në zonat e kontrolluara nga rebelët, i tha BBC-së se përpjekjet e grupit të kërkimit po përfundojnë. Megjithatë ende dhjetëra mijëra forca vazhduan kërkimet e tyre gjatë natës në zonat e prekura në Turqi dhe Siri.

Foshnja 7-muajshe, Hamza, u shpëtua të shtunën dhe pamjet nga autoritetet lokale treguan se shpëtimtarët brohoritnin dhe përqafonin njëri-tjetrin. Një video e veçantë nga ministria turke e shëndetësisë tregoi një vajzë të vogël me mbajtëse në qafë që shihte përreth teksa e mbanin me barelë.

[caption id="" align="alignnone" width="1600"]Children pulled from buildings six days after collapse Hamza 7-muajsh[/caption]

Në pamje shihej një baba dhe vajzë duke u tërhequr nga një ndërtesë në Hatay. "Ai dëshiron dy filxhanë çaj të mirë" - tha një nga shpëtimtarët. Por teksa operacionet e shpëtimit po përfundojnë, fokusi po kthehet tek rimëkëmbja dhe llogaritja e dëmeve.

Mijëra ndërtesa u shembën gjatë tërmetit, duke ngritur pikëpyetje nëse fatkeqësia natyrore u përkeqësua nga gabime njerëzore. Presidenti i Turqisë, Erdogan ka pranuar mangësitë në përgjigjen e strukturave shtetërore, por gjatë një vizite në një zonë fatkeqësie në fillim të javës u duke se ia vuri fajin “fatit të keq”.

“Gjëra të tilla kanë ndodhur gjithmonë. Është pjesë e planeve të fatit” – tha ai. Zyrtarët thonë se kanë lëshuar 113 urdhër-arreste në lidhje me ata që kanë ndërtuar godinat që u shembën teksa 12 persona janë arrestuar.

Ekipet e shpëtimit në Siri kanë kritikuar reagimin ndërkombëtar ndaj katastrofës. "Ata me të drejtë ndihen të braktisur. Kërkojnë ndihma ndërkombëtare që nuk kanë mbërritur," - tha – një zyrtar i OKB.

Ismail al Abdullah, nga Helmetat e Bardha, i tha BBC se komuniteti ndërkombëtar ka "gjak në duart e tij". ©LAPSI.al

Të këshilluara

Probleme me energjinë elektrike në Tiranë

Mbi 10 familje në afërsi të “Shkollës së Baletit” në Tiranë nuk kanë në banesat e tyre energji elektrike. Banorët thonë se kanë që prej mbrëmjes të së shtunë...

16:19

Ilir Meta: Largimi i Ramës, i domosdoshëm

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se largimi i kryeministrit Edi rama nga pushteti është i domosdoshëm për të ardhmen europiane të vendit. ...

14:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI