Flash

Tjetër stërkëmbësh i Calhanoglu ndaj Milan, mesazh për Kessie: “Eja te Inter!”. Marotta kontakton Barcelonën

Lapsi.al 12 February 2023
Tjetër stërkëmbësh i Calhanoglu ndaj Milan, mesazh për

Pas tradhtisë së Hakan Calhanoglu, tifozët e Milanit mund të jenë dëshmitarë të një tjetër tradhtie nga një ish-kuqezi. Franck Kessie, i cili vetëm pak muaj më parë u largua nga kryeqendra lombarde për në Barcelonë, mund të kthehet me ngjyra të tjera. Mesfushorit nga Bregu i Fildishtë duket se i mungon kampionati italian. E këtë javë, sipas Gazzetta dello Sport, Marotta ka rivendosur kontaktet me stafin e lojtarit (ishte folur edhe në janar).

Që verën e kaluar turku e kishte ftuar të bashkohej me të në Pinetina, por në fund Kessié preferoi të vishej Blaugrana. Muaj më vonë, situata ndryshoi. E pavarësisht fjalëve të vlerësimit të Xavi, sipas gazetës rozë, ivoriani dëshiron të rikthehet në Itali. Mesfushori e konsideron Serie A një kampionat më të ngjashëm me cilësitë e tij dhe ku mund të kthehet në qendër të projektit. Sapo dëgjoi për pakënaqësitë në Katalonjë, nisën edhe mesazhet e mikut të tij Calhanoglu. Bashkë me të edhe kontaktet me Interin.

Ndryshe nga sa u propozua në janar, në këtë raund nuk flitet për një shkëmbim me Brozoviçin. Por për një operacion të pavarur bazuar në një huazim me të drejtë blerje, që duhet të jetë rreth 30 milionë. Kontrata e Kessie skadon në vitin 2026. Për këtë arsye nuk do të jetë e lehtë të bindësh Barcelonën të ulë kërkesat e saj. Por vullneti i mesfushorit mund të jetë vendimtar, siç ndodhi verën e kaluar me Lukakun.

Drejtuesit zikaltër po punojnë për t'i dhënë muskuj dhe centimetra në mesfushë teknikut Simone Inzaghi. E për këtë arsye mund të sakrifikohet Marcelo Brozovic. Bashkë me të edhe Dumfries që prej muajsh joshet nga Chelsea dhe Manchester United. Kampionati nuk ka përfunduar ende, por duke pasur parasysh diferencën e madhe nga Napoli, Interi tashmë po punon për skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI