Flash

Video/ Juventusit i anulohet dyfishimi, Fiorentinës barazimi në shtesë: Rabiot i jep fitoren Allegrit

Lapsi.al 12 February 2023
Video/ Juventusit i anulohet dyfishimi, Fiorentinës barazimi në

Juventus mposhti 1-0 Fiorentinën në ndeshjen e vlefshme për javën e 22 të Serie A. Bardhezinjtë u ngjitën në kuotën e 29 pikëve në renditje, duke iu afruar vendit të shtatë të Torinos dhe Udineses. Ndeshja në Stadium u vendos me një goditje me kokë të Rabiot, pas një asisti të shkëlqyer të Di Maria në minutën e 34'. Në pjesën e dytë VAR anuloi golin e dyfishimi të Vlahovic për një milimetër jashtë loje. Pastaj në shtesë atë të Castrovilli, për një pozicion jashtë loje të Ranieri në fillim të aksionit. Rezultati përfundimtar nuk ndryshoi dhe për Fiorentinën vjen humbja e katërt në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit.

[video width="1000" height="540" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/castrovilli.mp4"][/video]

Lexo më tej: Juventus, shkurtimi prej 70 milionë euro i kërkuar nga Elkann: 5 lojtarë do largohen nga klubi në fund të sezonit

Një tjetër hap përpara për t'u larguar nga fundi i renditjes dhe për të synuar skuadrat përpara. Ekzaktësisht si kërkoi Allegri në vigjilje të sfidës. Pikët e fituara në fushë janë 44, që do ta vendosnin Juventusin të vetëm në vendin e dytë. Por realiteti i momentit kërkon që bardhezinjtë të mendojnë hap pas hapi. Vendosi goli i Rabiot e, pavarësisht drithërimave të fundit, ka shenja pozitive. Juventus demonstroi krenari dhe unitet e mbajti portën të paprekur për ndeshjen e tretë radhazi mes kampionatit dhe Kupës së Italisë. Tani bardhezinjtë presin me padurim play-off kundër Nantes të enjten. Për Fiorentinën, pavarësisht një paraqitjeje të mirë në përgjithësi, një tjetër mbrëmje e shkuar keq, përballë një renditjeje vërtet të zymtë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI