Flash

Video/ Penalltia e dyshimtë e Markut hap kampionatin: Vllaznia mposht Tiranën mes polemikave

Lapsi.al 12 February 2023
Video/ Penalltia e dyshimtë e Markut hap kampionatin: Vllaznia mposht

Vllaznia vesh kuqeblu Klasiken e futbollit shqiptar, me një 1-0 ndaj Tiranës që hap kampionatin. Vendos në Loro Borici një penallti e Herald Markut, që dënon bardheblutë, duke afruar shkodranët në -3 nga vendi i parë. Skuadra e Shehit në fakt luajti një ndeshje kurajoze, por para portës nuk ishte mjaftueshëm agonistike sa për t'i bërë keq Zogovic. Tani kryeqytetasit mund të pendohen për zgjedhjen që bënë për të ndryshuar fushat në fazën e dytë me Vllazninë. Gjë që i bën të jenë akoma vizitorë në Shkodër edhe në takimin e fundit të sezonit.

Vllaznia buzëqesh në javën e 21 të Superiores, duke rihapur luftën për titull me 1-0 ndaj Tiranës. Shkodranët ia dolën falë një penalltie të dyshimtë në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes. E të mendosh që në pjesën e parë, shkodranët e nisën mirë ndeshjen duke u bërë të rrezikshëm me Balaj. Bardheblutë e rimorën kontrollin e ndeshjes dhe me Patrick, por edhe Deliun tentuan kuadratin e Zogovic.

[video width="768" height="436" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/penalltia.mp4"][/video]

Lexo më tej: Video/ Basa fundos Kastriotin: Hallaçi merr frymë, Kukësi i largohet zonës së rënies

Gjërat ndryshuan vetëm në pjesën e dytë, kur ndërhyrja e Behiratche ndaj Balajt u gjykua si penallti. Mbrojtësi ka krahun të hapur, por sulmuesi duket sikur e kërkon kontaktin. Protestat e kryeqytetasve nuk ndryshuan faktin se nga pika e bardhë Marku do të godiste shansin e avantazhit në minutën e 50'. Vllaznia u blindua prapa, pa menduar shumë për të dalë më nga anët e Bekajt. Tirana, në anën tjetër, u shty përpara me forcë. Deliu me një goditje nga distanca e pastaj Patrick në tre raste shkuan pranë barazimit. Në fund, 1-0 dhe Vllaznia -3 nga vendi i parë që mbahet nga Tirana. Pa harruar se në fazën e katërt, kryesuesit duhet të vijnë edhe njëherë në Shkodër.

[video width="768" height="436" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/marku.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI