Flash

Video/ "Takohemi aty": tifozët e Djugarden e Norrkoping, sherr 30 kundër 30 në Stokholm

Lapsi.al 12 February 2023
Video/ "Takohemi aty": tifozët e Djugarden e Norrkoping, sherr 30
Kampionati suedez është i ndaluar por tifozeritë nuk reshtin së mbështeturi skuadrat e tyre. Ata e bëjnë të ndihet prezenca e tyre edhe në ndeshjet miqësore. E fakti që janë miqësore, nuk i bëjnë tifozeritë më pak armiqësore me njëri-tjetrin. Ky është rasti i ultrasve të Djurgarden dhe Norrkoping, që e shndërruan Stokholmin në një ring. "Takohemi aty"... Një mesazh për të lënë një takim. As për tu sqaruar e as për ndonjë histori të vjetër. Thjesht për të nisur një sherr të organizuar 30 kundër 30. Pikërisht në Stokholm u zhvillua ky takim i organizuar nga dy grupimet ultras: nga njëra anë mbështetësit e Djurgarden e nga tjetra ata të Norrkoping. E kotë të thuash se qyteti u shndërrua në një ring, pa ndalim goditjesh. Lexo më tej: Një guralec nisi sherrin në Spezia, u përfshinë tifozë të Marsejë: goditet me shkop Koulibaly, gati rrahin Mottan Në rrjet u bënë menjëherë virale videot e përplasjeve të këtyre tifozëve. E gjitha nëpër rrugët e qytetit nordik, ku 30 tifozë për secilën anë patën mundësinë të përballen. Pa asnjë armë apo mjet të fortë, por sfidë "e ndershme" përpara shumë qytetarëve.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI