Flash

Video/ Vitor Leao i heq fitoren në derbi Teutës: barazim në frymën e fundit i Erzenit

Lapsi.al 12 February 2023
Video/ Vitor Leao i heq fitoren në derbi Teutës: barazim në

Ekuilibër dhe lojë e luftuar edhe në kampionat. Erzeni dhe Teuta ndahen 1-1 në “Niko Dovana” për javën e 21 të Superiores. Një tjetër rezultat i rëndësishëm për Martinin, që nuk ka humbur asnjë ndeshje me shijakasit në tre përballjet e fundit në harkun e pak javëve. Vitor Leao ishte ai që i evitoi një humbje të rëndë Kapllanit, pasi pa të tijtë të shkonin në disavantazh që në minutën e 7' nga Kallaku.

Derbi u zhbllokua shumë shpejt në favor të durrsakëve, që u duk se shtruan korsinë për një fitore shumë me peshë. Në minutën e 7’ një penallti i dha mundësinë Kallakut të shënojë nga pika e bardhë. I saktë mesfushori, që ka përmirësuar ndjeshëm lojën e Teutës që kur mbërriti në janar. Erzeni e ndjeu goditje e madje rrezikoi të pësonte të dytin në goditjen e Jazxhi në minutën e 14’. Erzeni ka rezerva për gjykimin, pasi edhe në fundin e pjesës së parë episodi u gjykua kundër tyre. Pretendimet për një penallti ranë në veshin e 'shurdhër' të arbitrit, që i coi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-1.

MARTINI I PAKËNAQUR...

“Duhej të mbyllnim ndeshjen - tha Edi Martini, trajneri i Teutës -. Ishte ndeshje e vështirë, një derbi. Nervat ishin shumë të forta në të dy krahët. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, patëm mundësi të shënonim edhe golin e dytë. Në të dytën ishte edhe era që nuk na lejoi të qarkullonim topin, i lëshuam territor Erzenit. Kishim mundësi të shënonim edhe golin e dytë, nuk arritëm, një pakujdesi solli barazimin".

[video width="928" height="520" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/leao.mp4"][/video]

Teuta ndoshta e mendoi para kohe mbrojtjen e golit të shënuar. Kjo sepse në pjesën e dytë ritmin e diktoi Erzeni. Shijakasit ishin më kërkues me Kahrimanoviç dhe Krivicic, por goli duhet të priste minutën e 86'. Atëherë kur u duk një fitore e sigurtë e Teutës, Vitor Leao i dhuroi barazimin Erzenit. Ndajnë pikët Teuta e Erzeni me shijakasit në vendin e 3 me 31 pikë. Ndërsa durrsakët pozicionohen në vendin e 7 me 25 pikë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI