Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Zaccheroni operohet në kokë, i heqin një hematomë: trajneri kampion me Milan përplasi kokën pas një rrëzimi

Lapsi.al 12 February 2023
Zaccheroni operohet në kokë, i heqin një hematomë: trajneri

Alberto Zaccheroni iu nënshtrua një operacioni në kokë për të hequr një hematomë. Ish-tekniku u rrëzua të premten dhe përplasi kokën dhunshëm në tokë. Gjendja e ish-trajnerit, kampion i Italisë me Milan në sezonin 1998-1999, raportohet se po përmirësohet. Sipas asaj që shkruan Corriere della Sera, situata është optimiste, edhe pse prognoza mbetet e rezervuar në spitalin “Bufalini” në Cesena. Ende nuk është e nëse rrëzimi që solli dëmtimin në kokë, është shkaktuar nga një sëmundje e mëparshme. Apo nëse Zaccheroni ka qenë viktimë e një aksidenti të pafat në shtëpi.

Zaccheroni, 69 vjeç, u gjet në dysheme pranë një shkalle të brendshme në shtëpinë e tij. Ajo që e gjeti ishte bashkëshortja e tij Franca dhe nusja e djalit të tyre, të cilat menjëherë thirrën për ndihmë. Zaccheroni, sipas asaj që mësohet, nuk është më në rrezik për jetën.

E ndërkohë nga bota e futbollit kanë vërshuar mesazhet e afërsisë, e fundit nga trajneri i UdinesesSottil: "Më vjen shumë keq dhe më trishtoi kur lexova atë që ndodhi. Një episod fatkeq. E njoh Zaccheronin, një person shumë i mirë dhe një trajner i madh. Këtu ai bëri gjëra të jashtëzakonshme. Unë jam pranë tij dhe e gjithë familja Udinese është afër tij. I uroj atij fat të mirë në shërimin e tij".

Suksesi më i madh në karrierën e teknikut Zaccheroni, ka qenë udhëheqja e Milan drejt titullit kampion. Italiani ka drejtuar, ndër të tjera, edhe Venecia, Bolonja, Udinese, Lazio, Inter, Torino dhe Juventus. Me kombëtaret ai ka eksperiencën me Japoninë, me të cilën fitoi Kupën e Azisë në 2011.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI